E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Salome”, eksperimentali i çuditshëm i Bene-s në Tiranë

07/12/2011  Për shumëkënd historia e Salomesë mund të jetë e njohur. Mjafton të keni lexuar librin e Oscar Wilde apo pasazhet biblike mbi të cilat është bazuar. Por në realizimin filmik italian të Carmelo Bene-s, publiku do të mund të njihet me një Salome në përmasa të tjera: ngacmuese, bezdisëse, fantastike, eksperimentale dhe të paharrueshme.

Filmi me regji të Carmelo Bene-s, një realizim i vitit 1972 është shfaqur mbrëmjen e djeshme në Tirana International Film Festival.

“Lavirja” Salome, vajza e mbretëreshës Herod, dëshirohet me epsh nga njerku i saj, Mbretit Tetrac. Kur përpjekja e saj për joshje ndaj Gjon Pagëzorit dështon, ajo bie dakord të kënaqë dëshirat perverse të njerkut të saj nëpërmjet valles famëkeq të shtatë mbulesave. Ajo shfaqet krejt e zhveshur para nerkut të saj, por i kërkon këtij të fundit që “ta kënaqë”, duke i sjellë të prerë në pjatë argjendi kokën e Gjon Pagëzorit.

Kësaj historie klasike, Bene i vesh shumë detaje interesante dhe “i vizaton” kthesa rrugës. Është e panevojshme të thuhet, se regjisori- skenarist Carmelo Bene ofron mjaft gërshetime unike. Për fillestarët, dialogu i parë i Salome-së me Gjon Pagëzorin është realizuar me shpinë nga mbrapa dhe Gjoni është vendosur në një anije në mes të një lumi, ndërsa Salomeja në breg. Çdo herë që ai refuzon përkrahjen e saj, ai goditet në kokë me një libër të trashë nga një prej shërbëtorëve të Salome-së. Më i çuditshëm është konfrontimi përfundimtar mes Salomesë dhe Tetrac. Ndërsa ai degradon shumë shpejt në çmenduri të plotë, ajo zhvesh lëkurën nga fytyra e tij. Puna e Carmelo Bene tregon ndjeshmëri të hollë dhe “deformimet” e tij krahasohen me ato të Ken Russell dhe Alejandro Jodorowsky.

“Shumë realizime të Salomesë janë shfaqur deri më tani, por asnjë duket se nuk i përngjet këtij të Bene-s, një film që me shumë gjasa do t’ju ndryshojë mënyrën se si shihni një film, pasi është i çuditshëm, me ngjyra dhe mund të quhet ‘një drog디. Kështu cilësohet ky film, ky ‘terr italian’, që është sigurisht prodhimi më i egër i Salome-së së Oscar Wilde që do të keni mundësinë të shihni ndonjëherë. I tejmbushur me ngjyra që të djegin sytë, me dialogë ulëritës, me editim hiper-kinetik dhe punën me kamerën, kostumet dhe objektet e skenës të bëra nga neoni dhe madje edhe vampirët, filmi i Carmelo Bene është i rreptë, përplasës dhe sulmues në ndijim e që ende megjithatë arrin të përcjellë momente të qeta lirike. Filmi është një eksperiencë unike e të parit, i vështirë për t’u pëlqyer, por edhe më i vështirë për t’u harruar. Një tipar i dyfishtë i Salome dhe Pinocchio 964 mund të jetë padyshim përplasja e mendjeve më të forta. Edhe pse efektet teknike nuk arrijnë mega-buxhetin e standardeve të Hollivudit, ato janë efektive brenda universit të çmendur të këtij filmi. Drejtimi artistik sugjeron një përplasje me kokë mes Heironymous Bosch dhe Andy Warhol, ndërsa dhjetëra “shtesa lakuriqe” kërcejnë qëllimisht në mënyrë artificiale në objektet metalike të ndriçuara nga dritat shumëngjyrëshe të neonit. Dialogët e personazheve janë “bërtitës”, ata flasin me sa zë kanë, me të gjithë mushkëritë e tyre. Puna e kamerës është aq spastike si çdo gjë që prej ardhjes së MTV. Edhe redaktimi duket se është bërë prej dikujt të punësuar me “një sharrë elektrike me zinxhir”. Vetëm pak skena të xhiruara janë mbajtur për më shumë se pesë sekonda. Rezultati është një përvojë shpeshherë e bezdisshme por intensive e të parit të filmit.

“Salome” e Bene është padyshim një film dekadent, aq sa edhe vetë Oscar Wilde i njohur për dekadencën e shfrenuar, vështirë se mund ta kishte ëndërruar diçka të tillë. Në këtë linjë mund të shihen edhe shfaqjet e shumta të dhëmbëve të vampirëve nga shumë aktorë, të kompletuara me mendimin e pashmangshëm të kafshimit të shkurtër në qafë...

“Ashtu si filmi i tij, regjisori Carmelo Bene nuk është shumë i njohur në vendin e tij. Ndërsa unë nuk do ta quaja punën e Bene të mirë; ka disa momente të jashtëzakonshme”, vërehet nga kritikët për këtë film. Shembuj për këtë janë çelja e montazhit hapës pa tinguj me imazhe fantastike dhe dekadente, një paraqitje e mirë për filmin. Një njeri që kryqëzon veten në një neon që ndriçon; fjalimi i fundit i Tetrac, të dorëzuar në një murmurimë të pafund, ndërsa kamera lëviz çmendurisht brenda dhe jashtë dhe sigurisht vallja skandaloze e shtatë perdeve të Salome-së, çuditërisht skena më e bezdisshme dhe më lirike në film. Por vendimi më inteligjent i Bene-s ishte të përcillte Salome-në “shkurtimisht” brenda 80 minutave. Edhe pse ai tregon një vetëpërmbajtje të vogël në imazhet e filmit, Bene duket se e di kur mjaft është mjaft.

I njohur më mirë si aktor, Bene shkoi e u vu prapa kamerës për të drejtuar një përshtatje të veçantë të pjesës së Wilde, që është në të njëjtën kohë një trajtim vizual i veçantë.

Skenat e hapjes së Bene, klaustrofobike dhe ëndërrimtare së përshtatjes italiane të 1972 paralajmërojnë shikuesit se ky do të jetë një udhëtim i çuditshëm. Menjëherë pasi filmi fillon, një numër imazhesh të çuditshëm shfaqet, duke përfshirë një deve të animuar që kalon nëpër një gjilpërë dhe një grua të stolisur që noton në ujë të zi. I gjithë filmi shkëlqen nga bizhuteritë dhe dritat. I tërë filmi është një kontrast i ngjyrave edhe duke “lëvizur” nga një aktor tek një tjetër.

B.Goce

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›