E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Statusi u bllokua për interesa personalë të lidershipit të PS

Ndërsa në Tiranë është arritur konsesusi politik në raport me proceset integruese duke u miratuar nga mazhoranca dhe opozita drafti për proçesin e stabilizim asoocimit, kryeministri Sali Berisha është shprehur nga Franca se statusi kandidat i Shqipërisë u pengua për interesa politike të lidërshipit socialist.

Këtë deklarat kryeministri e bëri në Marsejë në mbyllje të punimeve të Kongresit të 20-të dhe Samitit të Partive Popullore Evropiane, të cilin kryeministri e vlerësoi si shumë të rëndësishëm për vetë momentet e jashtëzakonshme që po kalon euro dhe sistemi monetar evropian.
Gjatë qëndrimit në Francë kryeministri Berisha u takua edhe me ministrin francez të Energjetikës dhe Industrisë, zotin Eric Besson.
Eric Besson u shpreh se Shqipëria ka një shans të jashtëzakonshëm për sa i përket potencialeve hidroenergjitike.
“Ne kemi diskutuar shumë mbi fushën e energjetikës. Shqipëria ka një shans të jashtëzakonshëm për sa i përket potencialeve hidroenergjitike dhe njëkohësisht qeveria shqiptare është duke punuar fort për zhvillimin e këtyre potencialeve në energjinë e rinovueshme, gjë e cila korrespondon edhe me prioritet e qeverisë franceze”-tha ai.


Gjatë qëndrimit në Francë, Kyeministri Berisha vizitoi ekspozitën "Faqet e arta të fotografisë shqiptare", e çelur në Paris, në Shtëpinë Evropiane të Fotografisë. Në të ekspozohen fotografi bardh e zi të Akademisë Marubi që dokumentojnë fillimin e shekullit të 20-të, si dhe fillimet e fotografisë shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›