Keanu Reeves, një xhentëllmen i vërtetë
Mesa duket, jo të gjithë aktorët të cilët gëzojnë një famë, arrijnë ta shpërdorin atë në formën më të keqe të mundshme. Ndërsa për njërëzit e botës së madhe të show-bizzit, një automjet do të ishte gjëja më minimale që mund të dispononin, për të tjerë, ky objekt mbetet një luks.
E çuditshme por e vërtetë, aktori Keanu Reeves nuk bën pjesë tek kategoria e njerëzve arrogantë ose mendjemëdhenj, pasi këtë e ka dëshmuar dhe tek njerëzit e thjeshtë.
Një vidjo amatore e cila tashmë qarkullon kudo, ka në krye protagonistin Reeves, i cili duket se shpesh përdor metro. Në turmën e madhe e cila qarkullon ngado, ai gjen mundësinë dhe i liron karrigen një zonje e cila ndodhej pranë tij.
Pamjet të filmuara muaj më parë, tregojnë aktorin e Hollywoodit të ulur dhe i zënë në mendime. Në Milano ose në Romë, skena të tilla fatkeqësisht janë të rralla.