Berisha-Steinberg SHBA-Shqiperi marrwdhwniet tw shkelqyera

Mazhoranca qeverisese eshte e gatshme ti ofroje opozites te drejten ekskluzive per hartimin e amendamenteve te kuadrit ligjor zgjedhor me kushtin e vetem qe te jene ne perputhje me standardet nderkombetare. Pikerisht nje gje e tille u diskutua mes ne Nju Jork mes Kryeministrit Sali Berisha dhe zevendessekretarit te Departamentit te Shtetit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes James B. Steinberg. Ky i fundit duke komentuar situaten politike ne Shqiperi vleresoi oferten qe mazhoranca qeverisese i ka bere opozites ne funksion te zgjidhjes se ngercit. Por njekohesisht vuri ne dukje edhe marredheniet e shkelqyera mes Shqiperise dhe SHBA-se
Mazhoranca qeverisese ka gatishmerine e plote per hetim te te gjitha problemeve te pretenduara nga PS-ja me perjashtim te ceshtjeve per te cilat ekzistojne vendime gjyqesore. Madje kjo mazhorance eshte e gatshme ti ofroje opozites te drejten ekskluzive per hartimin e amendamenteve te kuadrit ligjor zgjedhor me kushtin e vetem qe te jene ne perputhje me standardet nderkombetare. Te gjitha keto leshime ia beri te ditura gjate vizites ne Nju Jork Kryeministri Sali Berisha pikerisht zevendessekretarit te Departamentit te Shtetit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes James B. Steinberg. Zevendes sekretari amerikan i Departamentit te Shtetit James Steinberg duke komentuar situaten politike ne Shqiperi vleresoi oferten qe mazhoranca qeverisese i ka bere opozites ne funksion te zgjidhjes se ngercit. Gjate takimit qe Z. Steinberg zhvilloi me kryeministrin Sali Berisha ka deklaruar se eshte per tu pershendetur propozimi i te djathtes shqiptare drejtuar socialisteve per te nisur punen per reformen zgjedhore ne menyre qe zgjedhjet lokale te zhvillohen me nje ligj elektoral ne perputhje me standartet nderkombetare dhe te pranuar nga te gjitha palet. Gjate takimit Kryeministri Berisha u ndal ne vecanti ne zgjedhjet e shkuara duke e falenderuar zotin Steinberg per ndihmen e dhene ne proces si dhe e njohu me situaten politike paszgjedhore te krijuar nga refuzimi i opozites per te njohur rezultatin legjitim te zgjedhjeve. Kryeministri Berisha shprehu gatishmerine per hetim te te gjitha problemeve te pretenduara nga Partia Socialiste me perjashtim te ceshtjeve per te cilat ekzistojne vendime gjyqesore. Ne vecanti Kryeministri shprehu gatishmerine per ti ofruar opozites te drejten ekskluzive per hartimin e amendamenteve te kuadrit ligjor zgjedhor me kushtin e vetem qe te jene ne perputhje me standardet nderkombetare. Zevendessekretari i Shtetit Steinberg u shpreh se kishte ndjekur nder vite ndryshimet rrenjesore ne Shqiperi. Ai u shpreh se arritjet si ne fushen ekonomike dhe ate te sigurise ne vecanti anetaresimi ne NATO jane te jashtezakonshme dhe per kete Shqiperia duhet te jete krenare. Shqiperia eshte kthyer nga nje vend konsumues sigurie ne nje vend qe prodhon siguri - u shpreh Steinberg duke falenderuar perzemersisht per kontributin e Shqiperise ne luften kunder terrorizmit dhe pjesemarrjen aktive ne koalicionin nderkombetar si ne Irak dhe ne Afganistan. Gjithashtu zoti Steinberg e falenderoi Kryeministrin per pranimin nga ana e Shqiperise te te burgosurve te Guantanamos. Gjithashtu Steinberg pergezoi per masat e marra per forcimin e shtetit ligjor dhe luftes kunder krimit dhe korrupsionit dhe shprehu gatishmerine e SHBA-ve per te ndihmuar me tej ne kete fushe si ne Shqiperi ashtu edhe ne shkalle rajonale. Z. Steinberg shprehu kenaqesine per vendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne favor te legjitimitetit te pavaresise se Kosoves dhe u shpreh krenar per bashkepunimin duke siguruar per vazhdimesine e angazhimit te SHBA-ve per rritjen e metejshme te njohjes nderkombetare te Kosoves. Ne takim u diskutua per ceshtje te sigurise ne Afganistan si dhe per probleme te tjera me interes te perbashket.