E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronaret AKKP shpall listen e 133 fituesve

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave shpall listen e ish-pronareve qe kane fituar te drejten e kompensimit pasi trualli i tyre eshte zene nga ndertimet pa leje tashme te legalizuara. Ne listen e bere publike nga AKKP-ja jane 133 kerkesa te cilat kane rezultuar te rregullta ndersa 18 kerkesa te tjera nuk kane mundur te shpallen fituese per shkak te mangesive ne dokumentacion. Jane gjithsej 345 pasuri te prekura nga ndertimet informale. Fituesit AKKP ka perfunduar procesin e shqyrtimit te kerkesave te subjekteve pasuria e te cileve eshte prekur nga ndertimet informale dhe ka shpallur fituesit te cilet perfitojne kestin e pare te kompensimit qe eshte 2189 per qind e gjithe shumes. AKKP sqaron se ne perfundim te ketij procesi nga 345 pasuri te prekura nga ndertimet informale ne te gjithe vendin kane aplikuar per terheqjen e kompensimit ne vlere pronaret apo bashkepronaret e 151 pasurive. Nga shqyrtimi dhe verifikimi i kryer ne AKKP ka rezultuar se 133 kerkesa per kompensim jane konform kritereve te percaktuara ndersa 18 kerkesa kane rezultuar me mangesi ne dokumentacion - thuhet ne njoftimin e agjencise. Jane gjithsej 900 pronare apo bashkepronare te cilet perfitojne shumen e pergjithshme prej 701 407 30385 lekesh. Dokumentet me mangesi AKKP sqaron se edhe ata pronare te cilet nuk kane mundur te perfitojne deri tani per shkak te mangesive ne dokumentacion mund te fitojne kete te drejte me rihapjen e procedurave pas plotesimit te mangesive te konstatuara. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave premton gjithashtu se do te marre te gjitha masat e nevojshme per te lehtesuar procedurat edhe per ato subjekte qe nuk kane mundur te aplikojne. Per sa u perket subjekteve perfituese te cilat per arsye te ndryshme nuk kane mundur te aplikojne Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave njofton se do te ndermarre menjehere hapat e duhur per te thjeshtuar me tej procedurat e shperndarjes se fondit te kompensimit ne vlere per pronaret e pasurive te paluajtshme prone private te prekura nga ndertimet informale - thuhet ne njoftimin e agjencise. Pak kohe me pare kreu i AKKP-se Elvis Cefa ka pohuar per gazeten se do te kerkoje amendim te vendimit te qeverise ne menyre qe mos kete asnje kufizim kohor per pronaret te cilet duan te aplikojne per te perfituar kompensim pasi trualli i tyre eshte zene nga ndertimet pa leje. Gjithe procesi i ndjekur nga AKKP-ja eshte zhvilluar ne baze te rregullave dhe afateve kohore te percaktuara ne vendimin e Keshillit te Ministrave nr. 383 date 19.5.2010 Per percaktimin e procedurave te shperndarjes se fondit te kompensimit ne vlere per pronaret e pasurive te paluajtshme prone private qe preken nga ndertimet informale dhe ne vendimet perkatese te Keshillit te Ministrave ne te cilat eshte percaktuar masa e shperblimit per secilin pronar.

133 pronare fitojne kompensimin financiar

18 kerkesa kane pasur mangesi ne dokumentacion

21.89 shuma e perfituar ne fazen e pare

345 pasuri jane te prekura nga ndertimet pa leje

900 numri i pergjithshme i pronareve apo bashkepronareve qe perfitojne

701 407 30385 leke shuma e pergjithshme qe perfitohet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›