Berisha: Tani që ju ikën bamirësit e Topit, tani jeni të kërcënuar
Sulmon deputeten Arta Dade. Replikat mes deputetëve Tahiri, Ylli dhe Abazi
BLEDAR HOTI
Seanca maratonë është shoqëruar me tensione mes deputetëve të mazhorancës dhe të opozitës. Ky tension ishte i pranishëm sa herë që fliste Kryeministri Sali Berisha, i cili nuk ka ngurruar të anatemojë deputetët e opozitës. Lideri i mazhorancës në tri diskutimet thuajse njëorëshe secila sulmoi deputetët Arta Dade, Sajmir Tahiri, Sadri Abazi, Tom Doshi. Ndërkohë që përherë të parë në mënyrë publike nuk ngurroi të sulmonte dhe ish-presidentin Bamir Topi. Ju mor zotëri kërkoni Kushtetutën e sundimit të pakicës. E keni këtë nga mendësia e etërve tuaj apo e keni këtë nga pesimizmi absolut, pasi jenë në një tunel pa dritë dhe fitore nuk shihni kund. Unë e dija që ju nuk mund të pranoni kurrë kontrollin e banesave, sepse aty flenë paratë me arka që tmerrojnë kur kujtojnë paratë e paligjshme. Ju keni hallin për ato bëmat tuaja, ju duhet imuniteti, pasi ndonjëri prej jush përdor pasaportën e imunitetin për transporte të dyshimta transkufitare, prandaj tani që po ju ikin bamirësit e Topit ndiheni shumë të kërcënuar. Votoni heqjen e imunitetit. Nëse kompanitë tuaja nuk bëjnë evazion, nëse nuk keni përvetësuar prona, nëse nuk keni ndërmend të vrisni siç vrasin fëmijët tuaj në rrugë, nëse nuk merrni trafikantë droge në makinat tuaja, votoni heqjen e imunitetit, çlironi shpirtin nga këto”, deklaroi Berisha. Më tej ai theksoi se a e morët ju Presidentin? A e konvertuat ju Presidentin? Presidentin që iku, Topin. Topin jua lashë ju unë, tha ai. Berisha e cilësoi si çakall nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Duke vazhduar me pyetjet drejtuar socialistëve, tha: A e nxitët çakallin tjetër të KLD-së? Ju institucionet i keni… mos më bëni të përdor termin e Dritëroit… ju vetëm më rrisni votat mua me veprime si këto. Dhe ju flisni për institucione! Ju e morët çakallin dhe menduat Eureka! Me partinë në Presidencë dhe në KLD do të mundim Berishën, por me veprime si këto ju vetëm më rrisni votat. Ju mendoni se me bizantinizma do ti gënjeni shqiptarët. Kurrë!. Në vitin 2008, u bënë një seri ndryshimesh kushtetuese. Ata që sot thonë se nuk jemi ata që ishin, sigurisht harrojnë, por kanë marrë mesazhet më të përsëritura që të ndryshojmë Kushtetutën për imunitetet. Por kjo refuzohej në mënyrë kategorike nga kryetari juaj, sepse ai besonte se do të ishte Kryeministri i ardhshëm dhe pa imunitet nuk mund ta konceptonte veten, asnjë sekondë. Kryetari juaj besonte se me 50+1 për qind do të mund të zgjidhte sërish Bamir Topin apo një Top tjetër si ai. Por nuk mendonin kështu shqiptarët dhe nuk ju votuan, tha Berisha. Kryeministri më pas theksoi se miliarderët e PS-së nuk po lejojnë që të heqin imunitetin. E vërteta është se ne e heqim imunitetin, por nuk votojmë heqjen e imunitetit. Keni dëgjuar ndonjëherë një gjë të tillë. Sepse ne jemi pronarë të mëdhenj tokash, ne po ndërtojmë kudo pallate dhe resorte turistike në bashkitë tona, mbi toka të grabitura. Pallatet tona janë imunitare, resortet tona janë imunitare, mund ti jap të gjitha thotë Sadri Abazi, por se jap kurrë imunitetin, atë nuk e lëshoj! Nuk duhet ti bëjmë qytetarët sikur nuk dinë gjë, apo jo Sadri? Pallatet po, imunitetin jo! Si mund të heqim imunitetin tani që fituam bashkinë socialiste. Tani ne jemi në garë me njëri-tjetrin kush të ndërtojë dhe grabisë troje më shumë, tha Berisha. Ndërsa sulmoi dhe Fidel Yllin duke i shtuar se po pengon imunitetin. Socialisti Ylli u shpreh se Berisha ende nuk ka kërkuar falje për shkatërrimin e pasurisë së kryer në periudhën kur u dogj gazeta Koha Jonë.
Lubonja, pro idesë së opozitës
Analisti i njohur Fatos Lubonja, i cili njihet si jo shumë kritik ndaj qeverisë ka vlerësuar nismën e opozitës për zgjedhjen e zyrtarëve me 3.5 e votave. Kërkesa e opozitës për të ndryshuar Kushtetutën në funksion të një drejtësie sa më të pavarur, pra, për një prokuror me 3/5 dhe KLD me 3/5 mendoj se është pozitive në këtë kuadër. Mazhoranca fare mirë mund ti miratojë këto kërkesa me 3/5, të heqim imunitetin dhe të hyjmë në BE, tha në VOA.
Opozita: PD erdhi në opsionin tonë për ndryshimin e Kushtetutës
Leskaj: Largimi i Berishës nga pushteti, e vetmja zgjidhje
Deputetja e PS-së, Valentina Leskaj, në fjalën e saj u shpreh se opozita ka qenë për heqjen e imunitetit dhe se mazhoranca erdhi në variantin e socialistëve për ta realizuar atë nëpërmjet ndryshimeve të Kushtetutës. Në fakt, Kryeministri rrek veten kur mendon se me zhurmën për imunitetin sposton vëmendjen nga dështimet dhe hallet që kanë mbytur vendin. Si mund të mbulohet skandali i Lotarisë Kombëtare, ai i koncesioneve, i privatizimeve, ai i përgjimeve me zhurmë boshe që opozita nuk do imunitetin, kur opozita e ka votuar në parim e nen për nen. Si mund të mbulohen problemet e varfërisë, borxhit, të vrasjeve, depresionit me vellon e mungesës së vullnetit të opozitës për integrimin? Më groteskja në këtë histori është riaktivizimi i kartës antikorrupsion. Karta e antikorrupsionit me të cilën Berisha erdhi në pushtet ka rënë që në mandatin e parë. Lodhet kot ta risjellë një kartë që është djegur me kohë. Largimi nga pushteti është e vetmja zgjidhje për ti hapur rrugë luftës ndaj korrupsionit dhe kapjes së shtetit, tha Leskaj. Ndërsa deputetja Mimi Kodheli, në fjalën e saj, theksoi se mazhoranca thotë se opozita, e paska problem heqjen e imunitetit, madje kërkon ta bllokojë statusin e kandidatit për Shqipërinë. Kjo, zotërinj, është një propagande e dalë boje ndaj ju sugjeroj të ndërroni taktikë përpara se të bëheni qesharakë. E kundërta ka ndodhur: nga 12 detyrat e shtëpisë që Komisioni Europian i ka lënë Shqipërisë, deri më sot janë përmbushur vetëm ato që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me kontributin e opozitës në këtë proces. Kreu i Komisionit të Integrimit, Ditmir Bushati, theksoi se duhet të eksplorojmë të gjitha mundësitë që krahas ndryshimeve kushtetuese që kufizojnë imunitetin, të votojmë edhe ato ndryshime kushtetuese që i përgjigjen në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkesës së qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi, e që do ta vendosnin Shqipërinë një hap më afër marrjes së statusit të vendit kandidat.
Mazhoranca, Olldashi: Rama dhe PS, kundër integrimit
Imami: Rama kërkon të kthejë Shqipërinë në një Bosnjë-Hercegovinë
Nga 17 diskutimet e mazhorancës, 8 prej tyre kanë qenë të ministrave të kabinetit Berisha. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, deklaroi në seancë se për sa kohë opozita i votoi në parim ndryshimet kushtetuese nuk qëndron debati për mosvendosjen e datës 6 gusht me konsensus. Ju keni vendosur kushtin e shqyrtimit të paketës tjetër për ndryshimin e Kushtetutës. Mazhoranca nuk mund ti pranojë ato pasi Shqipëria nuk është një vend si Bosnjë-Hercegovina, ato minojnë seriozisht
