E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Te apasionuar pas ullirit se duam perjetesine

"E dini përse jemi të apasionuar pas ullirit? Sepse duam përjetësinë..." Kështu u shpreh paraditen e të shtunës, në një takim për bujqësinë me fermerë të Vlorës, Kryeministri Sali Berisha.

“Shpreh kënaqësinë që do të diskutojmë së bashku për një projekt madhor kombëtar siç është projekti i ullirit. Vlora është djepi shekullor i ullirit dhe prodhimeve të tij. Qeveria ka vendosur të ndërrmarrë një projekt kombëtar në të cilin të shumëfishojë rrëbjët e ullirit në të gjithë territorin e vendit ku kjo pemë madhështore, mbret i drurëve frutorë, të shumëfishohet në Shqipëri. Në një hark kohor të shkurtër ne kemi arritur shumë sukses në të gjithë vendin. Projekti i ullirit është një investim afatgjatë ndër më të rëndësishmit në histori”, u shpreh Kryeministri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›