E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Të asfaltohet sheshi "Skënderbej"

Një ditë pasi kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama deklaroi se shumë shpejt do nisin punimet në sheshin "Skënderbej", pavarësisht se qeveria nuk po bën shpronësimet, kryeministri Sali Berisha ka kërkuar asfaltimin e tij, derisa të përzgjidhet plani për ndërtimin e sheshit. "Qeveria e Kuvajtit ka dhënë 10 milionë dollarë për ndërtimin e sheshit. Të shkosh nga xhamia te hotel Tirana të skuqet faqja. Ndaj të nisë menjëherë asfaltimi i sheshit. Ne do shtrojmë një shtresë të mirë asfalti që të mos turpërojmë vendin", tha Berisha.
Sipas Berishës, gjendja në shesh është e mjeruar. "Nuk ka qendër komune në Shqipëri që të jetë në një gjendje aq të mjeruar. Ndaj autoritet vendore të heqin gropat dhe më pas të bëhet asfaltimi", pohoi ai.

Ndër të tjerë, në mbledhjen e qeverisë, Sali Berisha tha se Shqipëria ka nevojë për të kapur moshën dixhitale dhe shumëshpejt interneti do të shkojnë në shtëpinë e çdo shqiptari. Nisur nga kjo, në mbledhjen e qeverisë Berisha ka njoftuar ngritjen e Fondit Kombëtar të Shqipërisë Dixhitale, por edhe vendimin për të trefishuar pranimet e studentëve të IT-së.
"Sot treguesi i penetrimit është 32%, por Evropa ka mesataren 42%. Starti i parë ishte i fuqishëm, por investime më të mëdha janë të domosdoshme që në të tejkalojmë mesataren europiane. Tashmë nuk doketë vetëm internet në çdo shkollë, do ketë internet në çdo shtëpi", tha ai.
Sipas kreut të qeverisë, është e domosdoshmeqë të krijohen zonat e lira për IT me kushtet më të favorshme. "Duhet ngritur Fondi Kombëtar i Shqipërisë Dixhitale. është i domosdoshëm për të mbështetur këtë proces. Mosha dixhitale është projekti i shkëputjes së sigurtë të Shqipërisë nga një trashëgimi problematike për qyetarët. Trashëgimi e kohës së ndaluar ", pohoi Berisha.
Kryeministri kërkoi që të ndërmerren të gjitha veprimet që vitin e ardhshëm në gjitha universitet publike e private për pranimet në degën e IT të trefishohen. "Kjo është e vështirë, por e mundshme. Pranimet në IT duhet të arrijnë në 6 mijë", theksoi ai. Berisha tha se duhet të merret një konsultë me rektorët për të diskutuar rreth kësaj nisme.
Kryeministri theksoi se duhen angazhuar ekspertët më të mirë dhe ndërkombëtarë. "Viti i ri shkollor në degët e IT duhet të fillojë me një kurrikulë të ri të plotësuar", theksoi ai.

Berisha theksoi se në 4 vjet u finalizua me sukses të plotë prioriteti " interneti në çdo shkollë". Ai tha se sot çdo shqiptar tërheq nga zyrat e gjendjes civile dokumentin dixhital.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›