Berisha:Droga vijon të kultivohet, ndëshkim

Kryeministri Berisha kërkon nisjen e një kapitulli të ri në luftën kundër kultivimit të lëndëve nartkotike në vend. I pranishëm në konferencën për luftën kundër drogës, kryeministri Berisha ka vlerësuar dhe njëkohësisht tërhequr vëmendjen drejtuesve të policisë për punën kundër kultivimit të drogës. Berisha kërkoi forcimin e masave nga krerëve të njësive vendore, të cilët nuk njoftojnë kultivimin e lëndëve narkotike në njësitë që administrojnë.
"Dosje penale për çdo kryetar komune e bashkie i cili nuk denoncon kultivimin e lëndëve narkotike në njësinë e tij vendore", ka qenë ky paralajmërimi i kreut të qeverisë për vendorët. Kryeministri u kërkoi krerëve të njësive vendore të bëhen pjesë e luftës kundër mbjelljes së lëndëve narkotike. Ndërkaq duke u ndalur, te puna e policisë, edhe ndaj tyre kryeministri nuk ishte më i "butë". Berisha kërkoi intensifikimin e punës së policisë për të nxjerrë përfundimisht Shqipërinë nga harta e kultivuesve të lëndëve narkotike. Berisha premtoi se qeveria shqiptare do të ndihmojë policinë me të gjitha pajisjet më të reja dhe moderne për evidentimin e hapësirave të kultivuara me lëndë narkotike.
Ndërsa ministri i Brendshëm, Lulzim Basha tha në fjalën e tij se për herë të parë Policia e Shtetit do ketë në dispozicion mjetet më të sofistikuara për të luftuar kultivimin e bimëve natkotike, siç është vëzhgimi satelitor. Ai bëri apel për një bashkëpunim mes policisë e pushteti vendor për të luftuar kultivimin e bimëve narkotike.
Ndërkohë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj tha se gjatë vitit që kaloi ka rënie 14% të kultivimit të kanabisit. Ai tha se për luftën ndaj bimëve narkotke janë zhvilluar 120 operacione dhe është angazhuar një numër i lartë efektivash të policisë.
Agjës 125 mijë rrënjë narkoke kanabis.