E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Te hartojme rezoluten per integrimin


Kryeministri Sali Berisha ftoi opozitën për bashkëpunim në hartimin e një rezolute për procesin e integrimit të Shqipërisë.

Duke folur në seancën parlamentare te se martes, shefi i qeverisë theksoi se opozita qëndrimet e saj duhet t'i bazojë në programin e saj si forcë politike, në funksion të realizimit të qëllimeve të saj.

"Tani është një moment që të faktojë se deklaratat tuaja për votimin e të gjitha cështjeve që lidhen me integrimin janë të vërteta dhe reale", tha Berisha.

Kreu i qeverisë theksoi se dy ministrat e jashtëm të IntegrimiIntegrimi, Kiseveter: Bashkëpunim i politikës Ministrat e Jashtëm: Konsensus kombëtar për në BE Frattini e Lambrinidis: Angazhime për reforma Italisë dhe Greqisë kërkuan bashkëpunim për integrimin e Shqipërisë, ndërsa theksoi se bllokimi i këtij procesi dëmton popullin.

Ruci: Opozita ofroi kontributin dhe vullnetin

Kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Rucit deklaroi se opozita e ka bërë gati rezolutën për integrimin muaj më parë dhe ka ofruar kontributin e saj dhe vullnetin politik.

"Ja ku e keni opozitën dhe rezolutën e saj dhe aty keni implementimin e 12 pikave që kërkon Brukseli për Shqipërinë", u shpreh Ruci.

Sipas Rucit, opozita është në parlament për të siguruar standardet evropiane që Shqipëria ta meritojë ftesën e statusit kandidat.

Ministrat e Jashtëm: Konsensus kombëtar për në BE

Ministri i Jashtëm italian Franco Frattini dhe homologu i tij grek, Stavros Lambrinidis, nxorri në pah ritmin e vonuar me të cilin Shqipëria po ecën drejt integrimit europian dhe nevojën e një pakti kombëtar për këtë cështje.

“Të ardhur me një mision nga BE”, kështu e quajti Ettore Sequi, ambasador i BE-së në Tiranë, vizitën e dy ministrave, të cilët edhe njëherë tjetër theksuan se funksionimi normal i jetës politike është elementi kryesor i procesit integrues.

Koha e vizitës u përshkrua nga zoti Lambrinidis si kritike, ndërsa Fratini tha prerë se Shqipëria është 1 vit prapa në kohë me procesin e integrimit.

“Vizita e Franco Frattini-t dhe e imja në Shqipëri vjen në një moment kritik përsa i përket rrugës së Shqipërisë drejt BE-së. Një gjë është e qartë nga të gjitha takimet, përsa i përket të ardhmes së Shqipërisë, të ardhmes europiane, kjo cështje i bashkon të dyja palët. C’është më e rëndësishmja, na është thënë se është objektiv për shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Mesazhi që ne dhamë është se tani duhet një pakt kombëtar drejt BE-së. Tashmë që Parlamenti ka filluar punën duhet që fokusi i politikanëve shqiptarë të vihet në 12 prioritetet që është rruga drejt integrimit. Reforma elektorale, reforma parlamentare, të drejtat e minoriteteve, lufta kundra krimit të organizuar duke promovuar transparencën, funksionimi normal i Parlamentit, këto janë disa prej 12 prioriteteve dhe ne jemi të lumtur pasi kuptuam që ka vullnet dhe fokusim në gjetjen e zgjidhjeve për cështjet që do ta afrojnë Shqipërinë me BE-në”, ka deklaruar Lambrinidis.

“Shqipëria bëri përpjekjet e duhura për të fituar të drejtën e lëvizjes së lirë, që ishte një arritje tepër e madhe dhe historike. Fatkeqësisht, kemi një vit të humbur që po e lëmë pas. Tani duhet të përfitojmë nga koha e humbur. Interesi madhor kombëtar në Shqipëri është antarësimi në BE. Funksionimi normal i Parlamentit, një ekulibër mes mazhorancës dhe opozitës, emërimet e zyrtarëve të lartë, që të gjitha janë elementët që do të jenë shumë të nevojshëm, apo në mënyrë absolute të domosdoshëm. Nëse angazhimi politik, që edhe sic e dëgjuam të rikonfirmuar nga liderët politikë, nuk do të reflektohet në veprime konkrete, atëherë nuk mbetet asgjë për të thënë pozitivisht në raport-progresin e ardhshëm. Kjo është e gjitha që ne duam ta parandalojmë me anë të vizitës së sotme”, ka thënë nga ana tjetër Frattini.

“Se cfarë duhet bërë është tashmë e qartë. Keni vetëm për reformën zgjedhore 52 rekomandime. A mund të realizohen duke patur një marrëveshje të përbashkët? Unë them se po. A është e mundur mbledhja e komisionit parlamentar të integrimit, unë mendoj se është e realizueshme. Mundet që opozita dhe mazhoranca të mbildhen dhe të bien dakord në emërimin e Avokatit të Popullit që kërkon 3/5 e votave,  unë mendoj se po. Por kjo rrugë nuk do të diktohet nga ne, nga Europa, kjo duhet të diktohet nga shqiptarët”, ka shtuar ai.

Zoti Frattini u tregua i kujdesshëm në dhënien përgjigje pyetjes nëse në 12 tetor Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat.

“Ne nuk mund t’ju japim garanci pozitive përsa i përket raportit në shtator, tetor apo dhjetor në mbledhjen e këshillit të ministrave. Gjithcka varet në rezultatin dhe në arritjet konkrete. Unë ju përmenda tre gjëra, emërimin e Avokatit të Popullit, rifillimin e një jete normale parlamentare dhe atë të funksionimit të komisionit parlamentar për integrimin. Nëse ekziston vullneti politik, këto realizohen në kohë dhe do të reflektohen në raport”, ka nënvizuar shefi i diplomacisë italiane.
 

Sondazh

A duken te gatshme palet politike per konsensus per integrimin e vendit?

Po

Jo


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_361'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(361); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika 21
Marin Mema - Betejë pas beteje politike, dy frontet opozita e mazhoranca pritet të hidhen në një përplasje të re, atë për Presidentin e Republikës. Nuk ka diplomaci që ta mbajë këtë regjim; por duhet opozita
Mustafa Nano - Ka ditë që jemi njoftuar se te henen do të mbërrinte në Tiranë ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini, dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Llambrinidis. Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
Shefi i misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Jonathan Stonestreet deklaron se reforma zgjedhore në Shqipëri duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe duhet të përfundojë para zgjedhjeve të ardhshme politike, ndërsa theksoi se përvec hapave legjislative që duhen marrë, nevojitet edhe vullnet i partive politike.   Gjyqtarët, të gjithë në protestë
Në oren 12 të drekës të së hënës, të gjithë gjykatesit e të gjitha shkallëve të gjyqesorit bojkotuan proceset gjyqesore per 15 minuta, ne homazh te vrasjes makabre te gjykatesit 33-vjecar Skerdilajd Konomi.
Shqipëria konfirmon: Greqia kërkon naftë në Jon
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore konfirmon se Greqia ka nisur përgatitjet për kërkimin e naftës në kufi me Shqipërinë, por mohon që ato të prekin pjesën e debatueshme të paktit detar qe u rrezua nga Gjykata Kushtetuese.


Lajmet kryesore

Vlorë, vret foshnjen e porsalindur
27-vjeçarja e hedh nga dritarja e maternitetit
Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
Shqipëria konfirmon: Greqia kërkon naftë në Jon
Policia drejt vrasësit të Konomit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›