Berisha Te mbijetuarit nga tragjedia do te kene mbeshtetjen maksimale te qeverise
Ky ishte nje aksident i dhimbshem dhe tragjik dhe qeveria eshte e vendosurqe se bashku me mjeket te beje cdo gje per tju ndihmuar
Kryeministri Sali Berisha vizitoi diten e djeshme minatoret e plagosur dy dite me pare ne minieren e Bulqizes te cilet jane shtruar ne Spitalin Amerikan dhe jane nen trajtimin intensiv te mjekeve. Kreu i qeverise shqiptare pasi u njoh nga shefi i repartit te reanimacionit per gjendjen shendetesore dhe trajtimin e tyre vizitoi minatoret dhe iu uroi sherim te shpejte. Ne komunikimin e tij me mjeket e ketij reparti kreu i qeverise u shpreh i vendosur qe qeveria qe ai drejton te jape ndihmen e mbeshtetjen e saj per sherimin e shpejte te tyre. Ky ishte nje aksident i dhimbshem dhe tragjik dhe qeveria eshte e vendosur qe se bashku me mjeket te beje cdo gje per tju ndihmuar - u shpreh kreu i qeverise shqiptare.
Gjithashtu Kryeministri Berisha gjate dites se djeshme i dergoi nje mesazh ngushellimi familjes se minatorit Naim Shyti i cili humbi jeten ne minieren e Bulqizes gjate shperthimit te gazit metan. Te dashur familjare te te ndjerit Naim Shytivdekja tragjike e njeriut tuaj te dashur birit babait prindit ishte nje lajm shume hidherues per mua dhe familjen time por edhe per qeverine e vendit. Me kete rast duke ndare me ju dhembjen e kesaj humbje ju shpreh ju familjareve dhe te afermve te te ndjerit Naim Shyti ngushellimet e mia me te sinqerta dhe lutem qe shpirti i tij te gjeje paqen e merituar - thuhej ne mesazhin e Kryeministrit Berisha.
Ngjarja
Dy dite me pare ne minieren e Bulqizes per shkak te shperthimit te gazit ngeli i vdekur minatori Naim Shyti dhe u plagosen disa te tjere. Nga raportet e para te policise se shtetit eshte menduar qe ky shperthim ka ardhur per shkak te shperthimit te gazit. Deklaratat e para nga te mbijetuarit e kesaj tragjedie bejne te ditur se nga ana e gazmatesit iu eshte kerkuar qe te mos punohet gjate dites se marte. Punetoret e minieres se Bulqizes per afro dy muaj ndermoren protesta dhe nisen nje greve urie per permiresimin e kushteve te punes dhe kryerjen e investimeve nga kompania ACR qe ka marre me koncesion minieren nga ajo sa thone asnje investim nuk eshte kryer ende. E vetmja nderhyrje qe eshte kryer pergjate kesaj kohe eshte hapja e tri birave me sonde ne thellesite e minieres deri ne nivelin 21. Sipas specialisteve te cilet per shkak se humbasin vendin e punes nuk pranojne te identifikohen keto shpime kane qene shkaktare te perhapjes ne nivele te larta te gazit neper galerite e minieres. Nxjerrja nga nentoka e tete te plagosurve eshte kryer nga minatoret e tjere me mjete rrethanore. Trupat e tyre jane ngjitur ne siperfaqe me vagone te kromit. Nga ajo sa rrefejne te mbijetuarit e kesaj tragjedie por edhe ish-grevistet me shume se sa nje aksident ngjarja e ndodhur ishte nje tragjedi e paralajmeruar kur deri me tani asnje prej autoriteteve shteterore nuk ka vene dore per ta parandaluar.