KLD binjakezohet me simotren italiane

Rome 19 tetor 2011 NOA ndash Keshilli i Larte i Drejtesise i Shqiperise dhe ai i Italise kane nisur binjakezimin duke i hapur rruge nje bashkepunimi me te mire. Nje delegacion i Keshillit te Larte te Drejtesise i kryesuar nga zv.kryetari Kreshnik Spahiu ka mberritur ne Rome me ftese te homologeve te Keshillit te Larte te Drejtesise. Delegacioni u prit nga autoritetet me te larta te shtetit Italian Prokurori i Pergjithshem Vitaliano Esposito Kryetari i Gjykates se Larte Ernesto Lupo si dhe perfaqesues te Ministrise se Drejtesise.Sipas njoftimit zyrtar te KLD-se ne te gjitha delegacioni ka marre vleresime per punen e kryer gjate kater viteve te fundit. Gjithashtu ne takimet e kryera u diskutua mbi Progres Raportin e Komisionit Europian per vitin 2011. Ne raport thuhej se KLD njohu progres dhe permiresime tee ndjeshme nga te gjithe faktoret e perfshire ne punen e tij.
Ne perfundim te takimeve u zhvillua nje ceremoni e posacme per binjakezimin e Keshillit te Larte te Drejtesise Shqiptare me Keshillin e Larte e Drejtesise Italiane.
a.q/NOA
Ne perfundim te takimeve u zhvillua nje ceremoni e posacme per binjakezimin e Keshillit te Larte te Drejtesise Shqiptare me Keshillin e Larte e Drejtesise Italiane.
a.q/NOA