E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Të mos ketë diskriminim ndaj romëve

Tiranë, 8 Prill, NOA Në ditën ndërkombëtare të romëve, kryeministrit Sali Berisha ka premtuar më shumë investime për këtë pjesë të shoqërisë shqiptare, por ka bërë apel edhe për shmangien e diskriminimit ndaj tyre.

Kryeministri thekoi se kjo ditë është një ditë apeli për të gjithë shoqërinë shqiptare, që të mund të jap kontributin e saj.

Ky komunitet, që ka derdhur lumej djerse në këtë vend, në punë, ndër më të rëndat, të ketë si shpërblim një përpjekje të madhe kombëtare, për të zhdukur pasojat e diskriminimit që kanë ekzistuar, u shpreh Berisha

Deklaratat e kryeministrit u bënë sot gjatë takimit në shkollën 7 marsi, në të cilën janë hapur klasa të posaçme, ku mësojnë fëmijë romë, të moshave të ndryshme, që nuk kanë frekuentuar asnjëherë shkollën.

Kryeministri u shpreh se qeveria do të bëjë përpjekje maksimale për shkollimin, strehimin dhe punësimin e komunitetit rom.

Ai theksoi se sot është dita kur mbarë bota nderon romët, një popullatë e mrekullueshme me talente të mëdha, me dhunti të veçanta, por edhe një popullatë e cila ka nevojë të domosdoshme që të mbështet fuqishëm nga qeveria shqiptare dhe çdo qeveri në botë.

m.xh/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›