Agjencia e Planifikimit të Territorit, konvertim skandaloz me ISPU
Janë bërë disa herë tentativë që ky institucion të ristrukturohej, të rriteshin rrogat shumë të ulëta të personelit, të paguheshin oponencat që nuk paguheshin po jepeshin falas me urdhër nga Ministria deri në vitin 2003, të rritej autoriteti i tij dhe ajo që ishte më kryesorja të
mos ishte më në varësi të Ministrisë së Punëve Publike por të varej direkt nga Këshilli i Ministrave pasi kështu do të arrinte ta luante rolin e tij siç duhej dhe do të shmangeshin shumë pengesa në punën e tij projektuese përfshirë edhe mosdhënien e të dhënave nga institucionet përkatëse dhe mosbashkëpunimin e pushtetit vendor etj. Një faktor negativ dhe i qëllimtë në ISPU ishte mbajtja e specialisteve, punonjësve, me kontrata 6 mujore ose 1 vjeçare pune dhe jo 2-3 vjeçare në mënyrë që ata të ishin të bindur dhe të miratonin lloj-lloj shkeljesh që donin drejtuesit e ISPU ose të ministrisë. Mirëpo gjithnjë qeveritë e ndryshme donin ta kishin nën hyqëm, në varësi politike, për të realizuar pushtetarët e ndryshëm qëllimet e tyre të mbrapshta dhe ky institut mbeti gjithnjë në hije, i pazhvilluar pa luajtur rolin e tij derisa me miratimin e ligjit skandaloz Nr. 10119 , datë 23.4.2009, Për planifikimin e territorit që është shumë larg ligjeve të vendeve të BE, më i keq se ligji paraardhës dhe që legalizon ndërtimet pa leje, ky institut u mbyll fare duke kaluar në Agjenci të Planifikimit të Territorit që është një funksion pothuajse plotësisht administrativ dhe ka të bëjë shumë pak për të mos thënë fare me punën që ai bënte me parë dhe që duhet të bëjë një institucion tekniko-shkencor në Shqipëri.
Kjo duket po të shikohet neni 9 dhe 10 dhe nenet e tjera të ligjit të ri:
Neni 9
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT)
1. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) është institucion qendror buxhetor publik, në varësi të Këshillit të Ministrave, që ka personalitet juridik dhe ushtron detyrat e përgjegjësitë e saj, në përputhje me këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi.
2. Rregullat për organizimin dhe funksionimin e AKPT-së, numrin e punonjësve, nivelet e pagave e të shpërblimit dhe marrëdhëniet e tyre të punës miratohen nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3. Struktura dhe organika e AKPT-së përcaktohen me urdhër të Kryeministrit.
4. Veprimtaria e AKPT-së drejtohet nga titullari, i cili emërohet, lirohet ose shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 10
Përgjegjësitë e AKPT-së
APKT-ja ka këto përgjegjësi:
a) mbështet bashkërendimin horizontal ndërmjet autoriteteve kombëtare në planifikimin e territorit, me synim harmonizimin e trajtimit të çështjeve të rëndësisë kombëtare të fushave e sektorëve të ndryshëm, duke mbledhur autoritetet përgjegjëse e palët e interesuara dhe duke asistuar në zgjidhjen e konflikteve ndërmjet tyre;
b) mbështet bashkërendimin vertikal ndërmjet autoriteteve kombëtare dhe atyre vendore të planifikimit, me synim harmonizimin e trajtimit të çështjeve të rëndësisë kombëtare e vendore në fushën e planifikimit të territorit, duke mbledhur autoritetet përgjegjëse e palët e interesuara dhe duke asistuar në zgjidhjen e konflikteve ndërmjet autoriteteve kombëtare e vendore dhe palëve të interesuara;
c) përgatit e propozon, nëpërmjet Kryeministrit, aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji, që lidhen me planifikimin e territorit;
ç) u ofron mbështetje teknike njësive të qeverisjes vendore për hartimin e politikave dhe të akteve për planifikimin dhe menaxhimin urban, si dhe kontrollin e zhvillimit;
d) mbështet zhvillimin e cilësive profesionale e teknike të autoriteteve kombëtare e vendore të planifikimit, nëpërmjet trajnimit dhe ndihmës së drejtpërdrejtë;
dh) kryen studime dhe vlerësime për zhvillimet në territor dhe, mbi këtë bazë, i sugjeron Këshillit të Ministrave përmirësimin e sistemit ligjor për planifikimin e territorit e instrumentet e kontrollit të zhvillimit ose nevojën e ndërmarrjes së proceseve planifikuese apo të masave të tjera të nevojshme;
e) informon publikun për proceset e planifikimit, ofron informacion dhe këshillon autoritetet e planifikimit për procedurat dhe rregullat e një procesi planifikimi të territorit;
ë) përgatit e boton manuale metodologjike për planifikimin e territorit, si dhe përgatit e ofron programe trajnimi për përgatitjen e dokumenteve të planifikimit;
f) harton dhe shpërndan standardet teknike të ngritjes dhe administrimit të regjistrit, sipas përcaktimeve të kreut V të këtij ligji;
g) mbështet autoritetet e planifikimit për mënyrën e regjistrimit dhe të administrimit në mënyrë të pavarur të të dhënave në regjistër dhe këshillon autoritetet e planifikimit për shpërndarjen efektive të tyre te palët e interesuara dhe procedurat e këshillimit;
gj) mbështet bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e planifikimit të territorit;
h) bashkëpunon me ministritë përgjegjëse për hartimin e përmirësimin e legjislacionit, duke siguruar instrumentet e duhura institucionale dhe ligjore, për të nxitur financimin e infrastrukturës;
i) mbështet Kryetarin e KKT-së në organizimin e mbledhjeve dhe përgatit dokumentacionin që shqyrtohet në to;
j) ushtron përgjegjësi të tjera, të parashikuara shprehimisht në këtë ligj, në ligje të tjera e në aktet nënligjore.
Po të shikohet me kujdes nga krahasimi del se janë hequr AKPT në krahasim me ISPU dy funksione kryesore: 1. hartimi i planeve urbanistike, masterplaneve etj në nivel vendor, rajonal dhe kombëtar dhe 2. bërja e oponencës për studime të ndryshme urbanistike që tani me ligjin e ri nuk mund ta bëjë edhe sepse AKPT përgatit materialin për në KKT, gjë që është konflikt interesash. Mund të dalë nga ky ligj se është zhdukur qëllimisht edhe një hallkë tjetër siç është Sekretaria teknike e KRRTRSH që merrte vendime teknike që zakonisht nuk merreshin parasysh nga KRRTRSH (sot do quhet KKT) ose me urdhër nga lart (kuptohej për arsye politike ose korruptive) detyrohej të jepte vendime të kundraligjshme nga ana teknike dhe ligjore. Në këtë ligj i janë përcaktuar shumë detyra AKPT që janë të parealizueshme në praktikë ashtu siç janë shtruar në ligj. Për më tepër emërimet e këtij organi AKPT bëhen nga vetë Kryeministri dhe jo me vendim të Këshillit të Ministrave. Skandaloze! Oponenca teknike është diçka shumë e rëndësishme që qëllimisht nuk bëhet në shumë raste për projekte të ndryshme ose bëhet shkel e shko ose nga persona jo të përshtatshëm e të specializuar. Mjafton të kujtojmë nenin 6 të ligjit Nr. 8402, datë 10.09.2010 të ndryshuar Për disiplinimin e punimeve të ndërtimit që thotë: Oponenca teknike për projektet e ndërtimit të objekteve do të bëhet për të gjitha llojet e ndërtimeve me vlerë të preventivuar së paku 100 milion lekë nga institutet shtetërore (që shumica janë mbyllur-shënimi im) ose ente të tjera të përcaktuara nga Ministria që mbulon veprimtarinë e ndërtimeve.
Me ligjin e ri për planifikimin e territorit kjo oponencë për planet urbanistike vendore i mbetet ministrive, gjë që është skandaloze. Si shumë institute të tjerë që ka akoma deri në vitin 2003 Italia ka pasur edhe një Institut të Urbanistikës Shtetëror. Por mendoni se ku ishte Italia në vitin 2003 dhe ku jemi ne sot, në çfazë dhe në çgjendje! Për më tepër prej shumë vitesh Italia ka disa institute private me përvojë dhe reputacion si p.sh INU (Instituti Kombëtar i Urbanistikës). Sa keq, sidomos kur kjo bëhet qëllimisht! Më vonë megjithëse ky ligj skandaloz dhe paçavure u kundërshtua dhe tha se do të rishikohet me fonde të Bankës Botërore ai u vu në zbatim dhe u nxor VKM nr. 1190, datë 13.11.2009 Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare së Planifikimit të Territorit. Sidoqoftë janë shkelur të gjitha afatet ligjore qoftë për ngritjen e AKPT ashtu edhe për hartimin e rregulloreve të ndryshme të planifikimit siç I kërkon ligji paçavure për planifikimin e territorit. Dhe akti i fundit i dramës ishte largimi nga puna i specialistëve urbanistë, arkitektë dhe inxhinierë e teknikë të ISPU mbasi nuk duheshin