Berisha Te mos taksohen celularet

Kryeministri Sali BerishaKryeministri Sali Berisha urdhëroi sot në
mbledhje qeverie Ministrin e Financave Ridvan Bode të përgatisë një ligj
për mostaksimin e antenave të telefonisë celulare, duke kundërshtuar në
këtë mënyrë vendimin e para pak ditëve të Bashkisë së Tiranës, e cila
synonte të mblidhte disa milionë euro taksa.
Berisha tha se taksimet e kompanive celulare me parimet se “ato janë kompani të pasura” është një praktikë që zbatohet zakonisht nga të majtët dhe se qe i kënaqur nga sasia e taksave që paguajnë aktualisht kompanitë celulare në vend.
Kompanitë celulare deri më sot i kanë vendosur antenat e veta në hapësira publike, (shpesh pa leje ndërtimi) ose mbi tarracat e pallateve ku kanë rënë në marrëveshje me pronarët e ndërtesave. Bashkia e Tiranës deklaroi se dëshironte t’i taksonte për hesap të vet në nivelin 2 milionë lekë të reja në vit për çdo antenë.
Kompanitë celulare nuk janë ankuar publikisht për taksën, por reagimi i kryeministrit Berisha sot në mbledhje qeverie nënkupton se janë ankuar jopublikisht. Kompanitë celulare sigurojnë të ardhura mbi 500 milionë dollarë në vit dhe aktualisht i nënshtrohen vetëm tatimit mbi fitimit në masën 10 për qind.