E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Të ndryshohet ligji për deklarimin e pasurive

Në një konferencë për shtyp në Petrelë, z. Berisha tha se e vetmja mënyrë për t’i hapur rrugën hetimit është ndryshimi i ligjit për deklarimin e pasurive.

“Deklaratat politike të pabaza janë mënyra më e padrejtë për të luftuar korrupsionin”, deklaroi kryeministri shqiptar, duke shtuar se ndryshimi i ligjit është i domosdoshëm.

“Duhet bërë një ligj me partnerët dhe ky është i domosdoshëm, pasi bashkëjetesa është një fenomen shumë i përhapur në Europë por edhe në Shqipëri. Duhet të bëhen rregulime ligjore tërësore për të”, theksoi Berisha, duke shprehur besimin edhe në mbështetjen e opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›