E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti:Kontrata dhënë Tartarit, sipas ligjit

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Dritan Prifti deklaron se kontrata e dhënë bashkëjetuesit të deputetes së PD-së,Albana Vokshi , zotit Arian Tartari është në përputhje me ligjin.
Prifti pohoi se për kontratat e HEC-ve mbi Kardhiq ka një dokumentacion të plotë që vërteton se procesi nisi në 2007 dhe prfundoi në 2009. Ai shtoi se kontrata është e lidhur me disa kompani dhe është kontrata më e përpunuar dhe më e negociuar me METE.
Partia Socialiste akuzon deputeten Albana Vokshi dhe bashkëjetuesin e saj Arian Tartari, si subjekti përfitues i kontratave koncesionare. Sipas PS Tartati ka fituar të drejtën e ndërtimit të 6 hidrocentraleve mbi lumin Kardhiq.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›