E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Te tejkalohet vetoja e KS per nderhyrjen ne Siri Qamil Xhani

Situata e konfliktit ne Siri duhet te marre fund me nderhyrjen e SHBA dhe vendeve te tjera, pavaresish vendosjes se vetos se ndonje shteti ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Ky eshte qendrimi qe ka mbajtur dje Kryeministri Sali Berisha ne lidhje me krimet e ndodhura gjate konfliktit ne Siri. Ne nje postim ne rrjetin social Facebook, Kryeministri Berisha shprehet se SHBA-ja do te vendose vlerat universale te te drejtave te njeriut, per ndeshkimin e regjimit te Presidentit sirian Bashar al Asad. "Ne besojme se SHBA, si vendi me pergjegjesi kryesore per paqen dhe sigurine ne bote, por edhe vendet e tjera te lira, kane te drejte dhe duhet te vendosin vlerat universale te misheruara ne Kushtetutat e tyre dhe Karten universale te OKB-se mbi veton arbitrare te KS dhe t'i japin vendosmerisht ndeshkimin e merituar regjimit te Sadamit te ri qe perdori gazin kunder qytetareve te vet",- shprehet kryeministri. Berisha shton se vetoja e vendeve anetare te Keshillit te Sigurimit nuk mund te jete arsye per te mbrojtur regjime qe vrasin popujt e tyre. "Te dashur miq, deri sa te perdoret veto ne Keshillin e Sigurimit per te mbrojtur regjime kasapesh ndaj kombeve te tyre, rruga e vetme per te mbrojtur OKB-ne dhe Karten e saj universale eshte tejkalimi i vetos se KS, ndeshkimi shembullor i atyre qe kryejne krime kunder njerezimit, genocide me arme te shfarosjes ne mase apo mjete te tjera",- u shpreh Kryeministri. Berisha ndalet dhe ne diskutimin per perdorimin e armeve kimike nga regjimi i Asad, duke u shprehur se eshte perdorur gazi nervin dhe per kete gje ka prova te qarta. "Sic faktojne prova shume te qarta, diktatori sirian Al-Asad, ka perdorur gazin nervin dhe ka helmuar per vdekje mbi 1400 femije, gra, burra, civile te pambrojtur ne lagjet e Damaskut. Ne mungese te ndeshkimit te tij, OKB me Keshillin e Sigurimit te saj do te shnderrohej ne mburoje boterore te regjimeve mizore diktatoriale",- shprehet kreu i qeverise. Kina dhe Rusia, anetare te perhershme te Keshillit te Sigurise ne OKB kane shprehur rezerva per miratimin e nje sulmi nderkombetar ne Siri. Rregullorja e KS-se percakton se per miratimin e misioneve nderkombetare duhet vota pro e gjithe anetareve. Dalja e nje shteti kunder nuk i jep te drejte OKB-se te ndermarre misione ushtarake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›