E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE dhe BE takim me Avokatin e Popullit për familjet rome

Zyra e Bashkimit Europian dhe ajo e OSBE-së I janë bashkuar zërit të Avokatit të Popullit për të kërkuar një zgjidhje urgjente për cështjen e romëve të rrugës së Kavajës që rrezikojnë të mbeten pa strehë. Sipas BE-së, kjo cështje mund të ndikojë edhe fatin europian të Shqipërisë.

Sjellja me romët mund të vonojë statusin e vendit kandidat të Shqipërisë për në BE.

Mesazhin e dha të qartë një nga përfaqësuesit e Bashkimit Europian në Tiranë, ndërsa nënvizoi se ambasadori Ettore Sequi, ndonëse po e ndjek nga pranë cështjen e romëve të rrugës së Kavajës.

“Ajo është një nga kushtet për të përparuar në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë. Që ky prioritet të plotësohet, angazhimi për të bashkuar forcat mes autoriteteve kombëtare dhe atyre lokale, shoqerise civile dhe medias, është I nevojshëm për të forcuar ndërgjegjësimin e opinionit publik shqiptar”- theksoi ai.

Mbi 30 familje rome që jetojnë pranë zonës së njohur me emrin “Pallati me shigjeta”, rrezikojne te mbeten pa strehë pasi pronari i tokës ku jetojnë e ka dhënë atë për ndërtim. Në mbështetje të tyre dhe të Avokatit të Popullit, Igli Totozani, ishte edhe kryetari në detyrë i zyrës së OSBE-së, Robert Ëilton, që theksoi se pyetja të cilës autoritetet duhet t’I japin përgjigje është në Shqipëri sundon ligji apo betoni.

“Shoh këtu një rast edhe të sundimit të ligjit, edhe të të drejtave të njeriut dhe erdha këtu sot për t’ia shpjeguar Avokatit të Popullit shqetësimin tim ndaj këtij rasti këtu në Tiranë. Dëshiroj të shpall qartësisht mbështetjen time për shpalljen e tij për këtë rast dhe shpresoj që Avokati të marrë prej institucioneve përgjigje të mbarë. Qëndrimi i tij është i mbarë dhe shpresoj që prej policisë, prej bashkisë, prej institucioneve të marrë përgjigje të mbarë. Pyetja e tij është thjesht: ose ka këtu sundim të betonit ose sundim të ligjit”- u shpreh ambasadori Ëilton.

Vetë avokati i Popullit Totozani kërkoi ndërhyrjen e policisë për të ndalur precipitimin e situatës, dhe tha se zgjidhja duhet të gjehet përmes një procesi gjyqësor.

“Në emër të AP doja t'i bëja me dije popullit shqiptar për disa kërkesa që AP u ka drejtuar dikastereve përkatëse.

Policia e shtetit të ndërhyjë dhe të shmangë këtë situatë paligjshmëria që po vijon në në terren mbi romët.

Zgjidhja e problemit të realizohet nëpërmjet një procesi të rregullt ligjor ku palë të jenë dhe romët.

Institucione ligjore të jenë garante për zhvillimin e një procesi të rregullt.

Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale të punojë në mënyrë urgjente për të trajtuar çështjn për strehimin e familjeve rome”-tha Totozani.

Për cështjen e romëve të Rrugës së Kavajës ka reaguar edhe organizata ndërkombëtare Amnesty International, sipas së cilës pronari i tokës nuk ka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›