Berisha: Të vazhdojmë betejën pa kthim për të votuar si qytetarë të një vendi 112 vite të pavarur

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu drejtua me një fjalë përshëndetëse aktivitetit të organizuar me rastin e 112-vjetorit të ngritjes së flamurit në Elbasan, të zhvilluar pranë ambienteve të hotel “Skampa”, ku i bëri thirrje qytetarëve “të vazhdojmë betejën tonë pa kthim, pa ndalim në të drejtën për të votuar të lirë si qytetarë të një vendi 112 vite të pavarur”.
Në fjalën e tij, Berisha tha se “është nderi më i madh të kujtosh sot këtë datë të shënuar në historinë tonë kombëtare, jo vetëm të Elbasanit, por të mbarë shqiptarëve. Datë në të cilën në qytetin tuaj të bekuar, paraardhësit e familjeve tuaja në kushte më të jashtëzakonshme, në kushte kur perandoria otomane ishte në shpërbërje”.
“Por kur, ushtritë e një armiku barbar ishin nisur drejt Elbasanit, drejt Shqipërisë për të zëvendësuar pushtuesin shekullor otoman. E vërteta, Perandoria Otomane, disfatat e saj ushtarake në Shën Stefan, apo në Berlin, zgjodhi t’i kompensojë fituesit me troje shqiptare. Politikë kjo që, gjeti rezistencën kombëtare shqiptare në kuptimin e krijimit të Lidhjes së Prizrenit dhe ndonëse një shoqatë ishte për një shoqatë që krijoi ushtrinë e saj, dhe që do krijonte më vonë edhe qeverinë e saj”, theksoi Berisha.
Kreu i PD-së u shpreh se “u ndala në këto momente sepse, në 30 vitet e fundit të perandorisë, përpjekjet shqiptare për pavarësi ishin të mëdha, dhe pikërisht në këtë kuadër të dhëna shumë dramatike në rrethana në të cilat fuqitë e mëdha të kohës dhe përkëdhelurit e tyre në Ballkan shikonin rënien e Perandorisë Otomane në Ballkan si një shans dhe mundësi për copëtimin përfundimtar të trojeve shqiptare”.
“Por në fakt, për shqiptarët, ato të katërta nënkuptonin Shqipërinë. Emergjenca ishte e jashtëzakonshme, ora kushtonte më shtrenjtë se java dhe se muaji. Elita e Elbasanit e dinte se, pavarësia e Shqipërisë do të shpallej në Vlorë më datën 28, por kjo nuk i pengoi ata me guxim dhe mençuri të shpallnin këtë pavarësi në Elbasan më datën 25. Pasi hordhitë e Beogradit po vërshonin të pandalshëm për të zëvendësuar pushtuesin e vjetër, dhe pushtuesi i vjetër me një dhelpëri u sugjeronte atyre se mund të qëndronte në mbrojtje të Elbasanit dhe të territoreve të tjera. Por burra të mençur, nuk u gënjyen. Ata ngritën flamurin të udhëhequr nga Aqif Pasha, ngritën flamurin e pavarësisë të Shqipërisë në Elbasan”, nënvizoi Berisha.
Kryetari i PD-së Berisha tha se “sot, kërkohet nga çdo qytetar dhe qytetare e Elbasanit të ngrihemi dhe të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo politikë e cila po shkatërron qënien, identitetin tonë kombëtar. Kundër kësaj diktature, më e keqja në historinë në kuptimin e asaj, që diktaturat e bandave janë vlerësuar nga historianët si më të këqijat, sepse ato nuk ndjekin asnjë rregull, asnjë ligj, asnjë Kushtetutë, përveçse përroi psiqik të diktatorit. Beteja që zhvillojmë sot është një kauzë e drejtë, është një kauzë e cila do fitojë. Në rast se rikthehemi bashkë një vit më parë, dy vite më parë, apo qoftë edhe 6 muaj më parë do shohim se në kalvarin që i imponua”.
/k.s/