Berisha Te vendosur per lufte kunder korrupsionit
Kryeministri Sali Berisha lajmëroi sot në mbledhjen e qe verisë, vendimin për profesionet e rregulluara në vend ku theksoi se do të bëhet gjithcka që provimi të jetë dixhitale.
“Lufta kundër korrupsionit është dhe do të mbetet parimi më themelor, reforma e të gjitha reformave pasi kusht vendimtar për suksesin e cdo reforme është dhe do të mbetet kjo luftë. Kjo është një betejë e pandërprerë, historia e korrupsionit është nga më të dhimbshmet, por ai krijoi në botë në krizen e fundit një nga tronditjet më të mëdha që nga vitet 30 deri sot. Korrupsioni fatkeqësisht ka bazë gjenetike në sensin që njeriu është lakmitar dhe vështirësitë e ndaljes së lakmive të tepërta e bën që individi të shkas dhe është detyra e institucioneve shtetërore të mbrojë individin nga korrupsioni. Në të gjitha praktikat kemi bërë një punë shumë të madhe në transparencë dhe ne duhet t’a vazhdojmë këtë betejë cdo orë, cdo minutë, cdo ditë”, tha kryeministri Berisha duke përmendur edhe një fakt tjetër, atë që Shkolla Botërore e Biznesit ka deklaruar se ekonomia shqiptare është një ekonomi suksesi. ( VIJON )