Topalli Sakrifica e njeriut eshte nje moment reflektimi
Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, kryeparlamentarja Jozefina Topalli shtroi një darkë Iftari, ku ishin të ftuar Kryetari i Komitetit Mysliman, myftitë e qarqeve, krerë të komuniteteve të tjera fetare në Shqipëri, si dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik.
Topalli tha gjatë fjalës së saj se Muaji i Ramazanit dhe vetë sakrifica e njeriut është një moment reflektimi, devotshmërie dhe dedikimi për të gjitha ata që besojnë të Zoti.
“Momenti i sakrificës është momenti më sublim i besimit tek Zoti, i cili jep forcë, vullnet të jashtëzakonshëm për të përballuar jetën, që jo gjithmonë është e thjeshtë”- theksoi Topalli.
Kryetarja e Kuvendit falënderoi të pranishmit, duke i ftuar që të nderojnë besimin islam dhe Zotin së bashku.