E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Te votojme heqjen e imuniteteve

Në fjalen e tij në grupin parlamentar kryeministri Sali Berisha bëri thirrje edhe njëherë për votimin në 6 gusht të heqjes së imuniteteve.

Ai kërkoi reflektim të vërejtjeve të ndërkombëtarëve ndërsa komentoi, si përpjekje për sundim të pakicës të paketës që paraqiti Partia Socialiste.

“Ky është kusht e sundimit të pakicës dhe kjo kurrë nuk do t'i vendoset këtij vendi. Kanë ikur kohërat kur një pakicë mund të sundojë këtë vend. Nëse ne do të bënim këtë kërkesa tjetër e Ramës do të ishte që kryeministri të zgjidhej me 84 vota. Këto janë standardet e tij.Rama mban peng imunitetin për shkak të një kupole të ngushtë, të cilët duke e ditur qartë se me këtë kurs ajo parti i largohet horizontit të pushtetit me shpejtësi duan ta diktojnë marrjen e pushtetit nga pakica ndërmjet Kushtetutës të pakicës bllokuese. Kjo praktikë është absolutisht e pamundur”, theksoi Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›