E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Jo arnimit te Kushtetutes

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu deklaroi se SHBA-ja mbështet sygjerimet e bëra nga përfaqësuesit e EURALIUS dhe PACA-s në këshillin e legjislacionit për çështjen e heqjes së imunitetit.

Pas një takimi me kreun e PS-së Edi Rama, ambasadori theksoi se në seancën e 6 gushtit mund të përpilohet një draft i mirë që pasqyron pikëpamjet konsensuale, jo vetëm të një pale dhe atëherë ata mund të vendosin se çfarë është më mirë për vendin.

Sipas ambasadorit Arvizu, heqja e imunitetit është vetëm një hap që duhet të pasohet edhe masa të tjera që të pengojnë ndërhyrjen e politikës në sistemin gjyqësor.

Ndërsa kryesocialisti Edi Rama ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e PS-së për të mos votuar heqjen e imunitetit pa ndryshuar më parë Kushtetutën.

"Ne nuk kemi vendosur kushte dhe as nuk bëjmë pazar për këtë proces. Ne kemi para një vizon të bindur se vendit i duhet një reformë kushtetuese në funksion të forcimit të sistemit të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit. PS është absolutisht e vendosur për heqjen e imunitetit është një qëndrim i kahershëm, por PS-ja nuk do të arnojë kushtetutën në gusht dhe pastaj të bëjë arnime të tjera në shtator” theksoi Rama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›