E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Te votojme per integrimin

Kryeministri Sali Berisha në përurimin e rrugës Shkodër - Hani i Hotit, ftoi qytetarët shqiptarë që me datë 23 qershor të votojnë për integrimin e Shqipërisë, për zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe për zhvillimin e jetës së familjeve shqiptare.

"4 vitet që do të vijnë do të jenë vitet e punësimit të madh, sepse do të trefishojmë në 165 milionë dollarë grantet për fermerët shqiptarë. Ne kemi dhënë mbështetje totale duke vendosur rimbursimin me para në dorë të të gjithë TVSH-së së mallrave, makinerive, plehrave dhe cdo gjë që përdorin për të shtuar prodhimin në fermat e tyre", tha Berisha. Kryeministri ritheksoi se ndër synimet e qeverisë është liberalizimi i vizave në SHBA-në, ndërsa sulmoi alternativën e opozitës, si alternativë të rrënimit dhe shkatërrimit të jetës së shqiptarëve. / Top ChannelZgjedhjet 2013
Malaj: Taksim i shkallëzuar
Ambasada amerikane apel: Nëse nuk votojmë, nuk flasim
“Rezultate reale pas 4 vjetësh”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›