E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj Taksim i shkallezuar

Deputeti i pavarur Arben Malaj, në një konferencë për media, u shpreh se në momentin aktual ekonomik të vendit, duhet një taksim i shkallëzuar.

"Nuk duhet abuzuar me tatimin progresiv. Pa një rritje ekonomike, e cila rrit të ardhurat, është e pamundur që të kemi një rritje ekonomike të qëndrueshme për të përballuar sfidat. Debatet janë të nxehta në fushatë, por partitë politike duhet të jenë të përgjegjshme. Pasojat e krizës ekonomike do të rëndojnë mbi taksapaguesit shqiptarë", u shpreh Malaj. Ashtu sikurse ka bërë me dije edhe më parë, Malaj theksoi se mandatin e tij nuk do ta shkëmbejë me karrige qeveritare, ndërsa theksoi se në rast se fiton, ai do të qëndrojë deputet i pavarur në katër vitet e ardhshme dhe do të jetë pro reformave kundër populizmit. / Top ChannelZgjedhjet 2013
Berisha: Të votojmë për integrimin
Ambasada amerikane apel: Nëse nuk votojmë, nuk flasim
“Rezultate reale pas 4 vjetësh”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›