E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Të zhduket fenomeni i trafikimit të fëmijëve

Koalicioni Bashkë Kundër Trafikimit të Fëmijëve ka zhvilluar një konferencë mbi trafikun e fëmijëve, ku i pranishëm ka qenë kryeministri, Sali Berisha dhe ambasadori amerikan, John Withers.

Një raport i koalicionit, vëren se nuk ka ulje të numrit të fëmijëve të trafikuar që nga viti 2003, ndërsa vihet theksi te problemet në sistemin ligjor për identifikimin e rasteve të trafikimit.

"Shifrat zyrtare të fëmijëve të trafikuar janë larg atyre reale. Vendi ynë i ka të gjithë mundësitë t'i mbrojë këta fëmijë", u shpreh kryeministri, Sali Berisha.

Shefi i qeverisë i kërkoi Ministrisë së Punës të hartojë projektin për zhdukjen e fenomenit.

I pranishëm në takim, ambasadori amerikan, John Withers, kërkoi që shteti të mbrojë fëmijët që nuk kanë kujdesin e prindërve të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›