E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta, minatorët konfrontohen me policinë

Minatorët konfrontohen me policinë gjatë protestës para kryesisë së kuvendit, ku po kërkojnë miratimin e statusit dhe rritjen e pagave.

Mes parrullave që minatorët mbajnë në duar janë "Sindikalizëm, jo hipokrizi" apo "10 vjet nën tokë, 50 vjet në pension".

Minatorët i bëjnë apel qeverisë që të ulet në bisedime me ta në përpjekje për të arritur një zgjidhje.

Punëtorët e nëntokës prej kohësh kërkojnë mbështetjen e shtetit në plotësimin e kërkesave të tyre, duke u futur edhe në greva urie.

Edhe pse nuk kanë marrë asnjë përgjigje, ata vazhdojnë protestat e përhershme të tyre para kryesisë së Kuvendit, para kryeministrisë dhe institucioneve të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›