E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Termetet ne Itali 50 mije euro per te prekurit

Kryeministri Sali Berisha njoftoi akordimin e 50 mijë eurove për personat e prekur nga tërmetet në Itali, si dhe 1 milionë lekë për familjet e viktimave të tragjedisë së Himarës.

Në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri njoftoi edhe akordimin e 300 mijë lekëve për vajzat e plagosura në aksidentin tragjik të 21 majit.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se praktikat dixhitale bëjnë të mundur një pjesëmarrje më të gjerë, duke njoftuar përurimin e projektit për aktet dixhitale që do të shtrihen në të gjithë administratën.

"Ky projekt do të bëjë që administrata shqiptare të jetë më transparente. Endrra e Shqipërisë dixhitale po bëhet përditë e më shumë realitet", tha Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›