E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Thaçi: Në fokus axhenda Europiane

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi, gjate nje darke pune, kane diskutuar gjerësisht mbi intensifikimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve.

Gjatë një darke pune gjatë fundjavës që shkoi, të dy kryeministrat diskutuan edhe për bashkëpunimin rajonal dhe axhendën Europiane të dy vendeve, bashkërendimin e përpjekjeve për njohje të reja të shtetit të ri të Kosovës.

Bisedimet u karakterizuan nga fryma e plotë e mirëkuptimit, përfundon deklarata e zyrës së shtypit të kryeministrisë, publikuar edhe në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›