E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, vizitë në Maqedoni, takim për aspiratat integruese

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, është nisur sot në Maqedoni, për të marrë pjesë në Takimin III që do të zhvillohet së bashku me Presidentët e Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi në qytetin e Ohrit.

Në këtë takim të rëndësishëm rajonal, priten të diskutohen çështje të rëndësishme të bashkëpunimit mes vendeve tona, si dhe projekte e sfida të së ardhmes që prekin të gjithë Rajonin Ballkanik, në dobi të konsolidimit të marrëdhënieve politike, zhvillimit të mëtejshëm ekonomik, si dhe në kuadër të përmbushjes së aspiratës së përbashkët integruese evropiane dhe euroatlantike.

Gjithashtu, Presidenti Topi pritet të zhvillojë bisedime dypalëshe me Presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga si dhe me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç, me synim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe rritjen e bashkëpunimit në fusha të rëndësishme me interes reciprok.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›