E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Trebinja test elektoral. Vota kunder korrupsionit te Rames

Kryeministri Sali Berisha gjate fjales se mbajtur para deputeteve demokrat kaloi ne heshtje oferten me te fundit te Partise Socialiste per zgjidhjen e ngercit politik ne vend por komentoi rezultatin e votimeve te se dieles ne Trebinje si nje vote kunder Edi Rames.

Me kete test nisi dhe ndryshimi i madh elektoral. Ftoj zotin Edi Rama te njohe rezultatin. Me kete vote votuan per te ardhmen por edhe kunder 20. 35 kateshi monumenti me i nxirre i korrupsionit ne historine e ketij vendi maja e tij duket nga mbare Shqiperia tha Berisha.

Kreu i maxhorances foli edhe per projektin e parlamentit te ri qe pritet te ndertohet tek ish piramida. Ai tha se nevojitet angazhim maksinal qe ndertesa e re te perfundoj ne prag te 100 vjetorit te pavaresise pas dy vjetesh. Piramida do ti shtoje vendit parlamentin tempullin e demokracise se shqiptareve. Parlamenti do te jete i gjithe shqiptareve ne nje nga ndertesat me te bukura me moderne te kryeqytetit. Do behet cdo gje ta inagurojme ne nderim te 100 vjetorit te pavaresise se vendit tha Berisha.

Nje ceshtje e trajtuar nga kryeministri ishte edhe arsimi i larte. Ai kerkoi qe universitetet te mos kthehen ne reparte ushtarake. Studentet qe duan te nderpresin studimet dhe ti rifillojne ato ne nje kohe tjeter nuk duhet te pengohen tha kreu i qeverise.

Cdo student per arsye te ndryshme mund te nderprese studimet ne cilen kohe te doje dhe ti rikthehet universitetit atehere kur ka mundesi. Universiteti nuk eshte ushtri tha Berisha.

Pas shqetesimeve qe i kane mberritur ne lidhje me kuotat e masterave kryeministri kerkoi qe te mos kete asnje kufizim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›