E Diel, 1 Nëntor 2026

Zogaj 20 vjet nga ikja e Kadarese mungon demokracia

TIRANE- Publicisti dhe politikani i njohur Prec Zogaj ne nje konference per shtyp sjell ne vemendjen e publikut largimin e shkrimtarit te njohur Ismail Kadare nga Shqiperia 20 vjet me pare. Sipas Zogajt largimi i Kadarese u be per tu distancuar nga parodia dhe iluzionet e demokracise ne Shqiperi.

20 vjet me pare ka ndodhur nje ngjarje shume e vecante dhe e rendesishme per demokracine ne Shqiperi dhe prandaj opozita e bashkuar kerkon qe ta evokoje kete ngjarje per rendesine qe ka patur. Shkrimtari i shquar Ismail Kadare deklaroi nga Parisi largimin e tij nga Shqiperia. Pikerisht pra ne kete kohe pezull te mbushur me zhgenjime Ismail Kadare mori vendimin historik duke deklaruar boterisht distancimin e tij nga parodia dhe iluzionet e demokracise ne Shqiperi.

Duke e cilesuar vendimin e Kadarese akt politik te guximshem Zogaj ne emer te opozites se bashkuar kerkoi qe institucionet qeveritare te mos lene nqe harrese ngjarje te kesaj rendesie.

Ikja e Kadarese ne tetor te vitit 1990 ishte nje akt politik dhe intelektual i guximshem me efekte pozitive te jashtezakonshme per kursin qe moren zhvillimet demokratike te kohes. Nderkaq gjejme rastin te shprehim serish mirenjohjen tone per shkrimtarin Ismail Kadare sikurse dhe te apelojme kunder amnezise kunder harreses se ngjarjeve te kesaj rendesie nga institucione qeveritare dhe shteterore qe kane edhe detyrimin ti sjellin ne vemendjen e publikut- theksoi Zogaj.
m.a/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›