Berisha: Tregtia, në rritje. Rama, i ngratë
TIRANE- Kreu i qeverisë, Sali Berisha, duke deklaruar se tregtia ka shenuar rritje ka ironizuar vizitën e liderit te PS-se, Rama, nje dite me pare ne Durres.
Sipas tij, Rama eshte nje i ngrate qe politizon situaten duke vizituar dyqanet e deputeteve te tij.
Qarkullimi i gjakut të ekonomisë shqiptare është në formën më të mirë, por kjo sdo të thotë që ska qytetarë në vështirësi. Kryetari i opozitës më dukej i ngratë teksa shkonte tek deputetët e dyqanet e tyre në Durrës, e pa gjithë Durrësi, si shkonte tek deputetët e vetë, dukej e pabesueshme, jo se ska njerëz që marrin me lista, por mos e politizo duke shkuar tek deputetët e tu. Nuk them që ska lista, por ne po bëjmë gjithçka, është e qartë si drita e diellit, nuk ka rritje të papunësisë në Shqipëri, tha Berisha.