Berisha Unaza e Madhe do te ndertohet

Kryeministri Sali Berisha akuzoi kryetarin e Bashkise Edi Rama se eshte pergjegjes per mungesen e sistemit te transportit publik ne Tirane per bllokimin e ndertimit te Unazes se Madhe si edhe per trafikun e renduar per shkak te punimeve pa kriter.
Duke folur ne mbledhjen e sotme te qeverise kryeministri theksoi se Rama nuk ka shfrytezuar sic duhet parate per qeverisjen vendore duke sjelle mjaft probleme per qytetaret e Tiranes.
Unaza e Madhe do te ndertohet. Kredia nuk eshte djegur dhe nuk mund te digjet per kete projekt. Zhvillimi me heret i ketij projekti eshte krijimi i nje njesie te perbashket midis qeverise qendrore dhe asaj vendore tha Berisha.
Sipas kryeministrit per katasfrofen e trafikut pergjegjesi kryesor eshte Edi Rama ndersa i cilesoi deklaratat e tij si mashtrimet me te renda.
Berisha kerkoi nga Rama qe te kerkoje ndjese per gjendjen e krijuar prej tij ne funksionin e kryetarit te bashkise se Tiranes.