Heroine nga Shqiperia ne Itali arrestohen 10 vete mes tyre edhe shqiptare
VERONA- Dhjete persona mes te cileve shqiptare jane vene ne pranga ne verona te Italise per trafik droge vecanerisht heroine. Lajmi jepet sot nga mediat italiane pa bere te ditur emrat e te arrestuarve.
Sipas policise sqarohet se banda merrej me trafikun e droges ne menyre te vecante te heroines nga Shqiperia ne drejtim te Italise.
Operacioni i koduar Truck 2010 ka zgjatur nente muaj dhe nisi me arrestimin e nje gruaje shqiptare se bashku me nje shoqeruesin e saj po shqiptar qe u kapen me 125 kg heroine.
Sipas te dhenave te policise droga transportohej me kamione dhe gjate gjithe kohes qe jane pasur nen vezhgim kane trafikuar rreth 100 kg heroine.