E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Vendi do te kete qeverine ne perputhje te plote me Kushtetuten

Pas largimit të LSI-së nga koalicioni qeveritar nuk do të kete qeveri teknike. Kushtetuta nuk e lejon. Kryeministri Berisha deklaroi se ligji themeltar i vendit parashikon qeverinë e mazhorancës në frymën dhe moralin e saj.

“Rama pas deshtimit per marrjen e pushtetit me dhune ne 21 janar beri perpjekje te deshtuara. Ai deklaroi se Berisha nuk do te jete kryeminister I 100 vjetorit te pavaresise mbeti ne arkiva. Perpjekja e Rames per te mos shkuar me kete qeveri ne zgjedhje perseri do te mbetet ne arkivat e ligesise se tij”.

Cfarë ndodhi mes PD-së dhe LSI-së dhe cili është vlerësimi i Beishës për LSI-në në qeverisje dhe funksionimi i pushtetit lokal.

“Ne kete jete martesat dhe divorcet jane bere ligjesi. Me gjuhe politike ka qene nje koalicion qe ka qene legjitim. Te behet dallim mes koalicionit para zgjedhor dhe pas zgjedhor. Koalicioni parazgjedhior eshte brenda spektrit. Pra nuk ka patur te tille mes PD dhe LSI”

Hamendesimit se nëse LSI nuk i largon ministrat, cdo te ndodhe ? kryeminsitri sqaroi:

“Kjo eshte jashte çdo imagjinate. Qe nje force politike te jete edhe ne qeveri edhe ne opozite”

Sa i takon koalicioneve të ardhshme, Berisha vlerësoi PDIU-në për çështjen e ngritur përmes rezolutës çame.
“Siç është në traditën e atyre që punojnë për m-dh e fqinjësisë së mirë, problemet shqyrtohen me dialog, në përputhje me ligjet e vendit dhe ndërkombëtare”

Por, kryeministri la derë të hapur bashkëpunimi edhe për PBDNJ-në e Vangjel Dules.

“PBDNJ avokate e te drejtave te muinoriteteve. Ko partio ka patur nje shtrirje te gjere ne mbare vendin si parti e te drejtave te njeriut, Ne teresi partite e vogla pesojne luhatjet e tyrem, por ato jane nje pasuri e spektirt politik. Jemi te hapur per bashkepunim me te”
“Është në frymën time koalicioni dhe deri sot nuk ke pasur qoftë nëj parti që të jetë larguar sepse Berisha nuk na krijon hapësirën e mundësitë e bashkëpunimit”

Si një politikan me përvojë, Berisha tha se pyetjet mbi mundësinë e rikthimit të një aleance me Ilir Metë, duhet të bëhen në kohën e duhur.

“Nuk mund të bëhet koalicion parazgjedhor. Unë them shqipëria blu, ai…
Shoh të sigurt, që e ndjej, e prek kudo, një fitore të thellë, jashtëzakonisht solide, të cilën zgjedhësit mezi po e presin ta shijojnë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›