E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster sekuestrohen 60 kg kanabis sativa

Dy mushka te ngarkuara me droge u kapen nga policia e Gjirokastrës, kurse pronaret e tyre u larguan. 
Sipas informacionit zyrtare, 60 kg kanabis sativa e blere ne Lazarat. Droga po transportohej me kafshët ne drejtim te Tepelenës, por ishin pikasur me kohe nga policia. 
Per tiu shmangur postobllokut tek Uji i Ftohte, kafshet jane drejtuar per nga zona e Lekasit, ku dhe i u bllokuan nga agjentet e antidroges.
 Dy personat pasi lanë ngarkesën  munden te arratiseshin ne sy te policeve. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›