E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Vetem Topi spa dhune

/ /

Ne nje konference per shtyp dy ore perpara nisjes se demonstrates homazh te paralajmeruar nga opozita i pyetur per mundesine e mbledhjes se Keshillit te Sigurise Kombetare nga ana e kreut te shtetit Berisha u pergjigj Per cfare ta mblidhte per ngjarjen ne bulevard Si ta mblidhte Presidenti per ngjarjen ne bulevard Sepse per Presidentin ishte ngjarje ne bulevard ne kafenete e bulevardit. Per te ishte ngjarje ne bulevard. Me tej ai tha se vetem Presidenti nuk e shqiptoi per asnje moment ne deklaraten e tij te pare fjalen dhune pas perfundimit te demonstrates. Sipas Kryeministrit ne komunikaten per shtyp qe nuk ishte me shume se 12 rreshta Presidenti nuk pa dhune ndaj policeve. Pati nje person nje personalitet i cili nuk pa asnje dhune e ky ishte Shkelqesia e tij Bamir Topi i cili ne komunikaten e pare te leshuar nga zyra e tij ne 12 rreshta nuk citon nje here te vetme fjalen dhune. Keto dhe te tjera jane ceshtje te komisionit hetimor parlamentar. Une bera publike ate qe e ka bere vete publike zoti Topi. Diten e pare zoti Topi nuk pa police qe gjuheshin barbarisht nuk pa police qe u hidhej flaka per tu djegur nuk pa police te shtrire pertoke dhe kafshet u versuleshin me terbimin me te madh. Nuk pa flamurin qe nje bandit e hodhi si lecke dhe nje hero veshi gjoksin me te. Nuk i pa. Komisioni hetimor parlamentar do hetoje cdo gje rreth gjithsecilit. Nuk them dot me teper por kjo besoj se eshte nje gje qe meriton u shpreh Kryeministri.
Akuzat ndaj
Ina Rames
Kryeministri zbuloi dje per here te pare paktin me Prokuroren e Pergjithshme per te marre deshmite e gjashte gardisteve ne kembim te anulimit te urdher ndalimeve. Por sipas kreut te ekzekutivit pasi u moren deshmite Ina Rama e prishi marreveshjen dhe tentoi ti arrestonte kreret me te larte te Gardes se Republikes. Pas nje angazhimi shume te forte pardje pasdite arritem ne marreveshje qe secili nga oficeret e Gardes te paraqitej para prokurorit dhe natyrisht ne kete paraqitje do behej deklarata e do te anulohej urdhri i arrestit. Kjo ishte nje marreveshje e qarte si kristali tha Berisha. Por tre ore mbrapa kjo marreveshje u shkel me urdhrin qe mori zonja Rama duke faktuar se nuk respekton asnje norme asnje moral asnje standard. Natyrisht e beri kete me urdher. Shume e veshtire te besohet nje karakter kaq i ulet qe vete te pranoje nje marreveshje e cila kurre nuk mund te shkelej. Oficeret e Gardes u paraqiten me dinjitet sic ishte marreveshja. Hanxharet ne kundershtim me te donin ti vinin ne arrest. Me kete akt u faktua edhe nje here se cila eshte pavaresia e institucionit te akuzes.
Prapaskenat
e 21 janarit
Ne komunikimin me mediat para protestes Berisha tha se nje jave me pare ishin ndare edhe postet qe do te merrnin secili prej krereve te opozites. Disponohen te dhena per ndarjen paraprake te posteve te qeverise se re. Ishin percaktuar edhe ata qe do te merrnin Ministrine e  Brendshme qe do ishte Tom Doshi Ministrine e Kultures do ta merrte njeriu te cilin e motra e te plagosurit do ta nxirrte si kriminel nga dhoma sepse e kishte sjelle ne turma duke i premtuar se do ta bente kryetar komune pra kultura ishte percaktuar per Zogajn te Drejtesia cakalli qe bertiste per 13 mije viktima. Kjo eshte vetem njera pjese e kabinetit qe do instalohej. Sipas tij pergatitjet e opozites per grushtin e shtetit kane kushtuar rreth 2 milione dollare nderkohe qe ishin pergatitur edhe arme te sofistikuara qe do te perdoreshin. Disponohen te dhena te plota per sasite e eksplozivit tritolit dhe kallashnikoveve me te cilet do te realizohej sulmi final per te hyre ne ndertese. Disponohen te dhena te plota mbi armet e sofistikuara cadrat-pistolete stilolapsat-pistolete thikat me helm qe do perdoreshin ne stadet e caktuara te ketij grushti shteti te kesaj perpjekjeje te turpshme per te marre pushtetin me dhune. Disponohen te dhena se grupe ndofta gjer ne 10 grupe 5-she u sterviten dite te tera ne zona te ndryshme per te ndermarra sulmin tha me tej Berisha.

Komisioni hetimor llogari drejtorive te SHISH ne qarqe

Komisioni hetimor parlamentar per 21 janarin do te kerkoje nga drejtorite rajonale te SHISH nese kane pasur informacion per protesten e dhunshme si dhe nese kane informuar qendren per keto ngjarje. Deputeti i PD-se Fatos Hoxha tha ne mbledhjen e djeshme se do te kerkohet nese keto drejtori kane percjelle informacion. Kjo shkrese do u drejtohet te gjithe drejtoreve te Sherbimit Informativ te Shtetit ne qarqe duke perfshire edhe ata drejtore qe jane autonome qe nuk mund te bejne publik as emrin dhe as ndonje te dhene tjeter per hir te hetimit. Ne zbatim te nenit 15 paragrafi 1 dhe 2 i ligjit numer 8891 date 2.05.2002 per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit ju lutemi te gjithe drejtoreve e SHISH ne qarqet e Republikes se Shqiperise te paraqisni brenda dates 5 Shkurt 2011 informacion te detajuar qe ka te beje me nese keni pasur kerkesa urdhra apo udhezime qe ju jane parashtruar per informacion nga strukturat qendrore te SHISH per te mbledhur dhe parashtruar informacion lidhur me pergatitjen per permbysjen me dhune te rendit kushtetues qe lidheshin me veprimtarine e paralajmeruar nga PS me date 21 janar 2011 ose gjate dhe pas kesaj date. Nese po Komisioni Hetimor ju kerkon te vini ne dispozicion kerkesat urdhrat apo udhezimet si dhe faktet e mbledhura apo te parashtruara nga ana juaj sqaroi hoxha. Nga ana tjeter deputetet e ketij komisioni do te kerkojne informacion edhe nga Ministria e Drejtesise ndersa do te nisin te vizitojne institucionet per mbledhjen e dokumentacionit.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›