E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita homazh ne heshtje me lule e qirinj ne bulevard

/ /

I organizuar ne formen e nje kortezhi-homazh ne manifestimin e djeshem munguan fjalimet simbolet partiake apo parullat politike. Kortezhi kishte vetem simbole homazhi dhe ato kombetare. Bulevardi Deshmoret e Kombit ishte veshur me simbolet kombetare flamuj kombetare vareshin ne cdo shtylle ndricimi ne bulevard madje dhe ne te gjithe gjeresine e tij ndersa ne sfond

degjoheshin simfonite e Moxart-it dhe Bach-ut. Ne krye te kortezhit ishte dje Edi Rama dhe familjaret e demonstruesve qe humben jeten Ziver Veizit Hekuran Dedes dhe Faik Myrtajt. Politikanet dhe qytetaret te perlotur vendosen lule ne heshtje dhe ndezen qirinj ne vendin ku tre demonstruesit humben jeten.
Organizimi
Partia Socialiste kishte marre persiper organizimin deri ne detaje te te gjithe ceremonise se homazhit qe nga vendet e grumbullimit te tyre e deri ne vendin ku demonstruesit humben jeten. Ne 1330 tek Zogu i Zi Stacioni i Trenit 21 Dhjetori Shkolla Teknologjike dhe Fakulteti Filologjik kishin mberritur mbeshtetesit nga rrethet e ketij tubimi paqesor. Mesohet se ne qarqet ku socialistet drejtojne bashkite kryesore kane mberritur ne Tirane nga 30 autobuse dhe qindra autovetura e furgone me te cilet udhetuan mbeshtetesit e PS-se. Turma e njerezve qe vinte nga rrethet ishte mjaft e heshtur pergjate rrugeve kryesore te kryeqytetit nuk eshte shenuar asnje incident apo provokim ndersa pjesemarresit mbanin ne duar qirinj dhe lule. Ne krye te rrymes se njerezve qe levizte nga te gjitha rruget periferike te Tiranes drejt qendres qendronin deputetet socialiste kryetaret e bashkive nga rrethet qe vinin por dhe anetare te Asamblese Kombetare Socialiste. Gjate gjithe rrugetimit behej kujdes nga te rinj te ngarkuar me kete mision per te shmangur cdo provokim apo incident me qytetare te tjere. Sheshi Skenderbej ishte pothuaj i paralizuar nga masa e madhe e njerezve qe ne oren 1400 kishin mberritur aty nga te gjitha anet e Tiranes. Rruga qe te con tek selia e PS-se ishte bllokuar plotesisht ndersa njerezit ecnin ngadale. Nga godina e selise dilnin tinguj muzike funeber te klasikeve te muzikes boterore. Njerez te heshtur kishin ndaluar per te pritur qe prej aty te dilte kreu i PS-se Edi Rama dhe kryetaret e partive te tjera te koalicionit opozitar. Ne hyrje te selise punonjes te administrates shperndanin qirinj karafila dhe shirita kuq e zi qe njerezit i vinin ne krah sic behet tradicionalisht ne familjet shqiptare ne rast morti.
Nderimi
Rreth ores 1420 nga selia roze dolen Edi Rama dhe kreret e koalicionit opozitar per tu bashkuar me kuadrantin e pare te pjesemarresve ne kete tubim per te nisur rrugetimin drejt vendit ku do te beheshin homazhet. E pare nga para Kryeministrise nga kreu i bulevardit nisi te zbriste nje mase e madhe njerezish e heshtur ne zi e cila duke u afruar niste te shquhej se nga kush udhehiqej. Ne krye ishin tre te rinj qe mbanin ne duar portretet e Ziver Veizit Hekuran Dedes dhe Faik Myrtajt me shirit te zi ne ane ndersa pas tyre familjaret e atyre qe humben jeten ne 21 janar. Pas kalimit te ures se Lanes turma e madhe e njerezve u ngushtua per te kaluar ne gjysmen e bulevardit para kullave binjake per te bere ne fund te tyre rrotullimin majtas per te lejuar keshtu qe te gjithe qytetaret e ardhur te benin homazhet e tyre. Ne qender te bulevardit si per te vendosur nje kufi mes bulevardit dhe pjeses perpara godines se Kryeministrise ishte vendosur nje banderole gjigante ne te gjithe gjeresine e bulevardit me portretet e tre demonstruesve qe humben jeten ne 21 janar. Pikerisht aty ishin vendosur mediat kureshtare te cilat kishin nje interesim te madh. Ne te tre vendet ku u vrane tre demonstruesit e 21 janarit ishin vene fotot e tyre ku Edi Rama familjaret por dhe qytetaret vendosen lule dhe ndezen qirinj. Deri ne 1630 qytetaret dhe politikanet vazhduan homazhet e tyre ndersa ne perfundim te tyre ne bulevard u rivendos qarkullimi dhe normaliteti vetem pak pas minutash.
Masat
Policia e Tiranes nuk pranoi te jape leje per zhvillimin e tubimit-homazh te djeshem te Partise Socialiste dhe opozites per shkak te cenimit te sigurise kombetare sic e tha dhe perfaqesuesi i policise. Megjithate godina e Kryeministrise ajo qe nje jave me pare u be vendi i betejes mes demonstruesve dhe policise ishte blinduar nga nje numer i madh policesh pa pajime speciale te cilet kishin bllokuar ne disa rreshta pjesen ballore te saj. Gjithashtu qe prej mengjesit te djeshem ne rrethimin e godines se Kryeministrise ishte shtruar dhe nje rrjete teli me gjemba per te ndaluar cdo perpjekje per te hyre brenda. Por policia kishte marre masa dhe ne kryqezimet e rrugeve dhe kishte zbrazur rruget nga qarkullimi ne ato segmente ku do te kalonin manifestuesit. Nga ana e saj Partia Socialiste kishte organizuar nje rrjet te madh te rinjsh te cilet identifikoheshin nga nje shirit i verdhe qe mbanin ne krah. Ata kishin krijuar nje kordon njerezor nga te dy anet e bulevardit dhe nuk lejonin qe turmes ti bashkoheshin persona qe mund te konsideroheshin te panjohur apo provokatore. Madje kishte dhe shume kamera qe filmonin cdo kuadrat per te dokumentuar me pamje cdo incident qe mund te provokohej nga jashte.

ARISTIR LUMEZI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›