Berisha: Vitin e ardhshëm regjistrim i gjerë i pronave
Duke e vlerësuar këtë ndërmarrje, si një arritje të madhe, kryeministri tha se në këtë mënyrë do të krijohet fondi përfundimtar dixhital i pronësisë .
Kryeministri theksoi se do t’i jepet fund abuzimeve me dokumentacionet, të cilat krijojnë pronarë të paligjshëm, në toka publike. Kryeministri kërkoi nga Ministria e Punëve Publike verifikimin e të gjithë dokumentacionit për qendrën e Tiranës, për të shmangur në këtë mënyrë përvetësimet e padrejta të tokës publike. Kryeministri tha se për të gjitha shpronësimet e bëra nga mbreti Zogu i I-rë, për këtë zonë të qytetit, ka patur kompensimet përkatëse, duke theksuar se falsifikatorët dhe mbështetësit e tyre do të marrin përgjigjen e merituar nga ligji.
“Qendra e Tiranës në çdo centimetër të saj ishte vetëm tokë publike me dokumentet më të qarta. Zotërinj ministra dua t’u rikujtoj se ndërtesa e Ministrisë së Kulturës sipas atlaseve dhe të gjitha dokumentave është ndërtuar në vitin 1932 nga lartmadhëria e tij Mbreti Zogu i I-rë, i cili në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast nuk i ka përvetësuar kujt pronën, por ka shpronësuar në përputhje me kodin civil”, tha Berisha.
Kreu i qeverisë shpjegoi se kjo pronë, më shumë se 100 vite ka qenë pronë publike. Kryeministri u shpreh se qeveria nuk do të mbledhë për buxhetin e vet as edhe një qindarkë të vetme, por të gjitha do t’i vendosë në mënyrën më transparente në funksion të fondit të kompensimit të pronarëve. “Ne do t’i shesim ato me 2000 euro metrin katror, në përputhje me planin e qytetit që ndërtohet, por i gjithë ky fond prej 112 milion euro gradualisht me kalimin e tij do të kalojë i tëri për kompensimin e pronarëve”, vijoi ai.