E Shtunë, 31 Tetor 2026

K. Milenium shfaq “Lindje, perëndim, lindje"

Premiera në thelb ka tematikën komuniste e cila ka marrë shtysë nga periudha e tranzicionit në vitin 1991. Në fokus është historia e një grupi çiklistësh të viteve 80-të, të joshur nga ëndrra e perëndimit pësojnë një sërë eksperiencash të paparashikueshme.

Historia nis kur në Ministrinë e Sporteve vjen një letër ku ftohen çiklistët që të marrin pjesë në kampionatin italian të çiklizmit. Filmi i shkruar nga i ndjeri Dhimitër Xhuvani, Jani Duri, dhe Gjergj Xhuvani, sjell herë situata komike dhe herë dramatike.

Premiera “Lindje, perëndim, lindje’ për herë të parë është shfaqur në Festivalin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku dhe është vlerësuar me çmimin “Pri Jurie Price”.

Në këtë filmi interpretojnë aktorë të mirënjohur të kinematografisë shqiptare, si: Ndriçim Xhepa në rolin kryesor, Helidon Fino, Gentian Hazizi, Ervin Bejleri, Lulzim Zeqja, Fatjon Pustina, Petrit Malaj, etj. /J. Lala/

                                                                                             

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›