E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Vizat arritja me e madhe e 2010-es opozita kunder

Vizat u hoqen se zgjedhjet ishin te lira. Vizat nuk hiqeshin pa goditjen e krimit dhe korrupsionit

Kryeministri Sali Berisha e cilesoi mbreme 2010-n para nje audience te gjere gazetaresh si vitin e reformave te thella te cilat mundesuan arritjen me te madhe ate te levizjes se lire drejt zones Shengen. Duke folur ne nje konference per shtyp permes se ciles beri bilancin njevjecar te qeverise z. Berisha vuri ne dukje se heqja e vizave per shqiptaret ishte e veshtire por reformat mundesuan liberalizimin e vizave per shqiptaret. Kreu i qeverise e vuri theksin ne shembjen e murit te vizave per shqiptaret duke e konsideruar arritjen e dyte me te madhe ne rrafshin e lirive dhe te drejtave njerezore. Por ndersa renditi arsyet qe sipas tij cuan ne heqjen e vizave Berisha shigjetoi serish opoziten duke e akuzuar per perpjekje te vazhdueshme per bllokimin e procesit te liberalizimit te vizave.

Viti 2010 eshte viti i reformave te thella. Heqja e vizave per ne ishte me e veshtire se per cdo komb tjeter pasi ishim i vetmi vend i panjohur dhe i izoluar ku ekzekutoheshin te rinj dhe te reja edhe pasi ishte hequr denimi me vdekje ku krimi dhe mafia u bene subjekt i librave dhe qindra e qindra artikujve. Ishte e pamundur se ne tete vite ne pushtet paraardhesit tane nuk leshuan dot nje certifikate elektronike dhe nje pasaporte biometrike - u shpreh z. Berisha. Ai akuzoi opoziten se eshte perpjekur qe te pengoje procesin e liberalizimit te vizave. Kreu i qeverise u shpreh se viti 2010 shenoi hapa te rendesishem perpara ne procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe sipas tij KE do te kishte dhene vleresim maksimal nese opozita nuk do te kishte mbajtur qendrime destruktive sic tha Berisha.
Ishte e veshtire sepse opozita u angazhua me te gjithe potencialin e saj politik per te bllokuar dhe shkelmuar nje interes qe ishte jetik per lirine dhe dinjitetin e qytetareve shqiptare. E gjithe beteja absurde e njejte me zhvillimin e veprave te Franc Kafkes kishte vetem nje qellim te bllokoheshin vizat pasi nese vizat do jepeshin do realizohej premtimi me i madh personal i Sali Berishes dhe do ishte katastrofe per opoziten. Per te bllokuar vizat nuk u njohen zgjedhjet u bojkotua Parlamenti dhe u be greva e urise pikerisht ne muajin kur KE do te merrte vendim per heqjen e vizave - deklaroi z. Berisha. Ai shtoi Per here te pare ne histori shqiptaret do te levizin ne Evrope si zonja dhe zoterinj kjo eshte arritja me e madhe e kesaj qeverisjeje arritja me e merituar. Por ne kete vend si ne asnje vend tjeter ne kontinent opozita u angazhua per te bllokuar per te shkelmuar nje interes qe ishte jetik per lirite dhe dinjitetin e qytetareve shqiptare. Sipas Berishes 2010-a shenoi hapa te rendesishem perpara ne procesin e integrimit te Shqiperise ne BE. Ai permendi se administrata shqiptare mori pyetesorin dhe u paraqit me dinjitet te plote me librin e te vertetave shqiptare prej 3853 faqesh qe u dorezuan ne daten 16 prill ne KE. KE shprehu vleresim per te gjitha arritjet natyrisht per shkak te situates se krijuar nga qendrimi destruktiv i opozites nuk pati mundesi te vendoste per te dhene statusin e kandidatit. Me tej Berisha beri te qarte Ishte e pamundur sepse ne 8 vite ne pushtet pararendesit tane nuk leshuan dot nje leternjoftim elektronik nje pasaporte biometrike. Ishte me e veshtire sepse ne kete Shqiperi si ne asnje shoqeri opozita u angazhua me te gjithe potencialin politik per te bllokuar nje interes qe ishte jetik per lirite dhe dinjitetin e shqiptareve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›