LSI Rama peng i krimit dhe klaneve mafioze
Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama akuzoi dje kryetarin e PS-se Edi Rama se eshte peng i krimit te organizuar qe ka interesa ne Bashkine e Tiranes. Zyrtari i LSI-se theksoi se Rama ka folur si nje person i marre peng nga strukturat kriminale.
Socialistet nuk ka se si te ndihen keq per shkak te gjendjes ne te cilen gjendet per fat te keq per PS-ne kryetari i tyre i cili edhe ne shfaqjen e tij te fundit mediatike nuk doli ne emer te interesave te socialisteve ne emer te qytetareve te ketij vendi por foli si zedhenes mjeran i zene peng nga struktura e krimit te organizuar nga klane mafioze te cilat vazhdojne te ushtrojne presion dhe e detyrojne ate te flase me kete gjuhe per te bere shantazh qe ti dhurohet Bashkia e Tiranes - tha Luan Rama.
Ai theksoi se Rama kerkon bashkine pasi ne te kundert ai humbet gjithnje ndikimin qe ka ne PS dhe me gjere. Ai e di shume mire qe me largimin e tij nga andej socialistet do ta largojne edhe nga partia dhe keshtu do te marre fund perfundimisht nje vater e kontaminuar keq qe perdoret per interesa qe nuk kane te bejne me interesat e qytetareve te Tiranes por qe si e tille eshte shnderruar ne nje vater ku perplasen dhe ku drejtojne interesat kriminale te qarqeve te njohura tashme te pastrimit te parave te cilat e kane shnderruar Tiranen ne Tiranen e betonizimit - tha Rama.
Ai kerkoi nga socialistet qe te distancohen nga Edi Rama dhe te ngrihen ne nivelin e pergjegjesive te misionit te tyre te shenjte te solidaritetit dhe te vlerave qe ata kane kultivuar ne vite.
Nuk u shkon socialisteve shqiptare te jene jashte proceseve evropianizuese dhe integruese te vendit nuk u shkon socialisteve shqiptare te behen pengese per rrugen e pakthyeshme te Shqiperise evropiane - tha Rama. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se deklaroi me tej se kreu i PS nuk ka te drejte te tallet me interesat e socialisteve dhe te perdore PS-ne si ombrelle per gjithcka lidhet me nje prapavije kriminale qe e komandon ate.