E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Vizat u hoqën se bëmë zgjedhje të lira dhe luftuam krimin

Berat, 28 Maj, NOA Pas pavarësisë së Shqipërisë dhe anëtarësimit të saj në NATO, nuk ka vendim më të rëndësishëm se ai për heqjen e vizave. Me të tilla fjalë, kryeministri Berisha iu është drejtuar qytetarëve të Beratit, gjatë ceremonisë së përurimit të punimeve të rikonstruksionit të shkollës së mesme të Lapardhasë, me vlerë 16 milion lekë.

Sipas tij, rrugën tonë drejt Evropës dhe ëndrrën evropiane të të rinjve shqiptarë, nuk do të mund ta pengojë askush.

Duke e vlerësuar si një vendim historik vendimin për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe shqiptarët, kryeministri u shpreh se në të njëjtën kohë, ajo përbën gjithashtu një ndër premtimet më madhore të mbajtura të qeverisë shqiptare.

Heqja e vizave për shqiptarët përbën një ndër arritjet më madhore në historinë e lirisë së tyre. Me heqjen e vizave qytetarët e një vendi të vogël, qytetarët shqiptarë që vetëm 20 vite më parë jetonin të rrethuar nga tela me gjemba do të mund të lëvizin të lirë, në mbarë hapësirën evropiane, si kurrë ndonjëherë në historinë e tyre.
Me heqjen e vizave lëvizjen tuaj e të të mbarë shqiptarëve, në hapësirën e pafundme evropiane, çdo qytetar shqiptar, çdo qytetar i këtij vendi fiton dinjitet të ri, fiton dinjitetin e të qenit qytetar evropian, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Duke shtuar se me heqjen e vizave dhe lëvizjen e lirë në mbarë Evropën, qindra dhe mijëra familje shqiptare shuajnë brengën dhe mallin që kanë për djemtë dhe vajzat e tyre.

Vendimi i djeshëm i Brukselit ka në themel dhe në bazë vlerësimin e të gjitha arritjeve tona, vlerësimin e të gjitha përpjekjeve tona, vlerësimin e seriozitetit e përgjegjshmërisë sonë.

Vizat u hoqën para së gjithash dhe mbi të gjithë se ne zhvilluam zgjedhje të lira e të ndershme dhe festojmë kudo, pritemi në këtë vend, si përfaqësuesit tuaj, si përfaqësuesit e qytetarëve të votuar në liri të plotë.

Por heqja e vizave erdhi si rezultat i luftës me zero tolerancë, i çlirimit të Shqipërisë, nga Aldo Baret, nga Nehat Kullat e dhjetëra e dhjetëra bosë të mafies që bënin ligjin.

Heqja e vizave erdhi si rezultat i luftës me zero tolerancë ndaj të gjitha formave të krimit dhe arritjes në këtë vend, të treguesve të kriminalitetit më ulët se treguesit e mesatares evropiane. Heqja e vizave erdhi si rezultat i shembjes së murit të korrupsionit që kishte ngritur sistemi kleptokratik, e përfundoi fjalën e tij kryeministri Berisha.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›