Berisha Votat do te numerohen. Rama te largoje njerezit

Rezultati perfundimtar per kryetarin e bashkise Tiranë do të dalë pas numërimit të votave në të gjitha kutitë e kryeqytetit. Ky është qëndrimi që kryeministri Sali Berisha mbajti në mbledhjen e parë të qeverisë pas zgjedhjeve të 8 majit. Kreu i qeverisë premtoi qytetarët e Tiranës se do të numërohet çdo votë që ata kanë hedhur në 8 maj në të katërta kutitë e votimit dhe garantoi kreun e opozitës, Edi Rama se votat për kryetar bashkie të hedhura në kutitë e tjera do të numërohen me transparencën më absolute.
“Votat e panumëruara të cilat janë hedhur në kuti të ndryshme në të gjitha ligjet e botës demokratike janë vota që meritojnë numërimin. Sapo dhe ligji elektoral i yni detyron numëruesin që të fillojnë me kutinë e kryetarit, vazhdojnë me kutinë e këshillit, vazhdojnë me kutinë e kryëtarit të minibashkisë dhe pastaj me kutinë e këshillit minibashkiak. Ka pra një process tërësor. Strasburgu, gjykata europiane e të drejtave të njeriut ka praktikat e saj të konsoliduara edhe për këtë çështje. Precedentët shqiptarë janë të qartë si kristali. Votat e ktyre qytetarëve nuk janë jetime. Ata votuan në të njëjtën orë, në të njëjtën qendër, në të njëjtën ditë me fletën e dhënë nga komisioneri. Ngatërroi kutinë. Vetëm kaq”- tha Berisha.
Për herë të parë, kryeministri Berisha pranoi publikisht rezultatin paraprak se Edi Rama është 10 vota përpara kandidatit të Aleancës për Qytetarin. Berisha kërkoi nga Rama që të mos imponojë rezultatin paraprak si rezultatin përfundimtar. Ai theksoi se nuk janë selitë e partive ato që japin rezultatin, por KQZ.
“Kryetari i PS zoti Rama kërkon të imponohet me çdo kusht që rezultati paraprak të mbetet përfundimtar dhe të dalë jashtë procedurave normale të vlerësimit dhe shqyrtimit. Ndaj dhe ka paralizuar dje dhe sot, është përpjekur të paralizojë dhe ka rrethuar nga të gjitha anët KQZ”- tha Berisha.
Nën cilësinë e kryeministrit, Berisha ka komentuar edhe situatën e krijuar prej dy ditësh në KQZ, duke i bërë thirrje kryetarit të PS-së të largojë deputetët dhe njerëzit nga KQZ, të mos dhunojë institucionet dhe të mos kërcënojë njerëzit në detyrë. Sipas tij, pasojat do të jenë të rënda nëse cënohet puna e KQZ-së.
“Ndaj dhe unë e ftoj t’i largojë njerëzit nga rrethimi. Mos të rrethojë një institucion të pavarur sepse ky është një akt shumë i rëndë. Të mos kërcënojë njerëzit në detyrë. Pasojat do të jenë jashtëzakonisht të rënda nëqoftëse cënohet puna e KQZ”- tha Berisha.