E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Ne fituam KQZ te publikoje rezultatin

Nga foltorja e selisë rozë, kreu i opozitës Edi Rama i bëri apel Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të çertifikojë rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit. Në fjalën e tij Rama tha se fituesi është njohur botërisht tashmë, ndërsa këtë e dëshmojnë 485 procesverbalet e votave të numëruara.

“Ne fituam dhe disponojmë të 485 proceverbalet për çdo votë të numëruar në çdo kuti votimi të kryeqytetit. KQZ ka detyrimin ligjor që thjesht të shpallë rezultatin mbështetur mbi procesverbalet. S'kemi patur kurrë ndonjë iluzion se kjo KQZ mund të sillet normalisht me të drejtat ligjore të opozitës. Kjo që po ndodh sot kalon çdo cak të arsyes dhe kërcënon durimin e popullit që votoi rezultatin e njohur botërisht"- tha Rama.

Më tej Rama shprehu bindjen se asnjë forcë nuk do të mund të përmbysë rezultatin e 8 majit.

"Apeli im për Saliun është që të ndalë këtu dhe të mos bëjë një shkelje ligjore. Shqipëria ke nevojë për qetësi, dhe vizion për të ardhmen e tyre, ne jemi gati të japim kontributin tonë, por ajo që po ndodh sot në KQZ mban erën e historive të shkuara që s’duhet të ndodhin”-tha Rama.

Në mbyllje kreu i selisë rozë shprehu bindjen se s’ka asnjë dyshim se socialistët do të reagojnë me gjithë fuqinë për të mbrojtur fitoren e zgjedhjeve të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk i ka çertifikuar.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›