E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Withers, takim për situatën politike

Në një kohë kur kryeministri Berisha ka refuzuar hapjen e kutive dhe sot në mesditë ka skaduar afati i opozitës për kreun e qeverisë për t'i hapur ato, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan John Withers. Takimi, i cili u zhvillua pa praninë e mediave, ka pasur në fokus situatën politike në vend. Takimi mes kreut të qeverisë Berisha dhe ambasadorit amerikan Withers u zhvillua në vilën 31 në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›