Meidani: Kutitë duhet të hapen

Ish-Presidenti i Republikës, Rexhep Meidani ka deklaruar se duhet të plotësohet kërkesa e opozitës për hapjen e kutive. Ai tha se zgjidhja më e mirë është transparenca. "Kutitë duhet të hapen. Nuk ka zgjidhje më të mirë se sa transparenca. Dialogu mes palëve politike duhet të ishte bërë më parë", theksoi ai. Duke folur për deklaratat e kryeministrit Berisha dhe deputetëve të PD-së ndaj familjes së Ramës, Meidani tha se ato janë të turpshme.