E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Zero tolerancë ndaj analfabetizmit. Jepini leksione Ramës

berisha-permetPërmet- Kryeministri i vendit Sali Berisha ka inaguruar në qytetin e Përmetit një shkollë 9- vjeçare. Gjatë fjlaës së tij, Berisha ka siguruar se prioritet i qeverisë së tij, mbetet arsimi.

Kryeministri shtoi se qeveria do të bëjë gjithçka që çdo fëmijë të ndjekë shkollë me qëllim zero tolerancës ndaj analfabetizmit.

Duke u ndalur tek sulmet ndaj kundërshtarit të tij politik, Edi Rama, shefi i qeverisë tha se opozita me deklaratat e saj fyen dhe cënon nxënësit e shkollave në vend.

Ata që ju cënojnë e ju fyejnë ju mund ti ftoni në orët tuaja mësimore , për të parë përpjektjet dhe standardet e arismit. Cilësimet ndaj jush se arsimimi ka mbetur 100 vjet  pas,  mund t’i përgjigjem se atyre ju ka mbetur ora 100 vjet pas. Sot kemi zero tolerancë ndaj analfabetizmit  ndërsa arsimtarët në këto gjashtë vjet  kanë vlerësim duke rritur pagat e tyre.

Kryeministri ka përmendur arritjet e qeverisë në fushën e arsimit, duke treguar se janë ndërtuar mbi 1.300 shkolla në të gjithë vendin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›